Vërshëllehet delegacioni qeveritar në Krushevë, i quajnë tradhtarë

0

Në Krushevë një grup qytetarësh vërshëllen delegacionin qeveritar duke brohoritur ‘Asnjëherë e veriut, vetëm Maqedoni”.

“Ky është vend për heronj, dhe jo për tradhtarë”, ishte një nga thirrjet e kësaj grupe të qytetarëve.

Në Krushevë të pranishëm ishin edhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski.

Në Meçkin Kamen fjalim mbajti edhe nënkryetari i Kuvendit, Goran Misovski, i cili zëvendëson kreun e Kuvendit, Talat Xhaferin i cili ndodhet në klinikë.

Videon e vërshëllimit të delegacionit mund ta shihni këtu./Telegrafi/ përcjell INA.