Vërshimet, Kurti në Skenderaj dhe Mitrovicë

Picture of designer@fetishimedia.ch

22/01/2023

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka vizituar sot rajonet e prekura nga vërshimet.

“Në Skënderaj dhe Mitrovicë isha sot bashkë me ministrat Mehaj e Krasniqi, dhe zëvendësministrat Gashani e Dobra. Duke ju falenderuar angazhimit dhe solidaritetit të të gjithëve me njëri-tjetrin nuk kemi jetë të humbura nga vërshimet. Ka dëme të konsiderueshme materiale: janë dëmtuar ndërtesa e infrastrukturë publike, shtëpi banimi, ferma bujqësore e biznese. Në Skënderaj janë rrënuar ose dëmtuar nëntë ura të vogla kurse në Llaushë vizituam një fermer të cilit i janë mbytur mbi 10 mijë pula. Nëpër muret e ndërtesave kishte ngelur lart vija e gjurmës deri ku kishte arritur përmbytja ndërkaq brigjet e deformuara të lumenjve si dhe arat rrotull janë përplot bërllog. Vërshimi në fshatin Lisicë të Mitrovicës, sipas banorëve, është pasojë e shtyrjes për afër 300 metra të rrjedhës së lumit Ibër si rezultat i ndërtimit të stadiumit në pjesën veriore të qytetit. Ibri e Sitnica janë bërë bashkë dhe janë shndërruar në liqe. Ka jo pak kafshë të ngordhura, andaj edhe rrezik për epidemi. Pas takimeve me kryetarët e këtyre dy komunave, Fadil Nurën dhe Bedri Hamzën, vizituam bashkë disa vendbanime të përmbytura.

Pjesëtarët e FSK-së e të policisë, zjarrfikësve dhe ndërmarrjeve publike u kanë shpërndarë ushqim, veshmbathje e batanije, barna e pako higjienike, familjeve të evakuuara. Qeveria dhe komunat po punojnë bashkë në mbështetjen e qytetarëve dhe tejkalimin e kësaj situate”,ka shkruar Kurti. (INA)

TË FUNDIT

Gjuriqi takon Grenellin: Epokë e re në marrëdhëniet me SHBA-në

Kështu festuan ‘Shën Valentinin’ Anita dhe Ramush Haradinaj (FOTO)

FOTO/ Katër banorë të rinj do të futen sonte në ‘BBVA4’

Çfarë e pret përpara në Madrid?

Barcelona mund të transferojë super yllin e Premier Leagues

​Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË