Verstappen triumfon në Japoni, Red Bull dominon përpara Ferrarit, McLaren e Mercedes

Picture of ina-online
ina-online

07/04/2024

Red Bull dominoi në Suzuka, Verstappen lë pas Perez. Ndjek Ferrari, Sainzi 3’ti, Leclerc pas tij. Në garën e 4’rt të sezonit, një provë e lehtë për hollandezin. Rekuperim i Leclerc nga nisja në vendin e 8’të dhe podium i 2’të rradhazi për Sainz. Zhgënjen sërish Mercedes.

Skuadra austriake la pas problemet teknike të Albert Park duke u kthyer në normalitetin e saj. Në Suzuka Max Verstappen dhe Sergio Perez dominuan Cmimin e Madh të Japonisë pas ndërprerjes që Ferrari iu bëri në Australi.

Pas konfirmimit nipon të kampionëve në fuqi, Scuderia u detyrua të pranojë se në këtë moment si mbetet gjë tjetër vecse të kënaqet me mbylljen e distancës ndaj tyre. Në podium si zakonisht Carlos Sainz ndërsa Charles Leclerc rekuperoi 4 pozicione
Fundjavë për tu harruar nga McLaren, Lando Norris u rendit i 5’ti, Piastri 2 vende pas tij i parakaluar dhe nga Aston Martin i Fernando Alonso’s. Vendet 8’të dhe 9’të për Mercedes të George Russell & Lewis Hamilton. Për kënaqësinë e tifozërisë vendasve në zonën e pikëve hyri dhe Yuki Tsunoda me Racing Bulls.

Gara mbaroi ende pa filluar për Ricciardo’n dhe Albon të përfshirë në incident kur australiani goditi makinën e tajlandezit duke përfunduar të dy jashtë pas startit. Aksident që shty garën me 32 minuta. Në Japoni, Verstappen realizoi të 3’in Slam në këtë botëror.
Ai vendosi pole positions të shtunën, xhiros më të shpejtë dhe fitorja e garës të dielën. Gara e 5’të e Formula 1 do të zhvillohet në datat 19-21 Prill në Kinë, kur për të 1’ën herë këtë sezon do të zhvillohet edhe “Sprint Race”.

Klasifikimi në përfundim të Cmimit të Madh të Japonisë

1. Verstappen (Red Bull)
2. Perez (Red Bull) +11″195
3. Sainz (Ferrari) +19″593
4. Leclerc (Ferrari) +23″888
5. Norris (McLaren) +26″075
6. Alonso (Aston Martin) +39″662
7. Piastri (McLaren) +40″230
8. Russell (Mercedes) +40″771
9. Hamilton (Mercedes) +45″268
10. Tsunoda (Racing Bulls) +1’27″166
11. Stroll (Aston Martin) +1’33″742
12. Hulkenberg (Haas) +1 xhiro
13. Magnussen (Haas) +1 xhiro
14. Bottas (Sauber) +1 xhiro
15. Ocon (Alpine) +1 xhiro
16. Gasly (Alpine) +1 xhiro
17. Sargeant (Williams) +1 xhiro

Klasifikimi i përgjithshëm i Pilotëve
Max Verstappen (Red Bull) 77 pikë
Sergio Perez (Red Bull) 64
Charles Leclerc (Ferrari) 59
Carlos Sainz (Ferrari) 55
Lando Norris (McLaren) 37
Oscar Piastri (McLaren) 32
George Russell (Mercedes) 24
Fernando Alonso (Aston Martin) 24
Lewis Hamilton (Mercedes) 10
Lance Stroll (Aston Martin) 9
Yuki Tsunoda (RB) 7
Oliver Bearman (Ferrari) 6
Nico Hulkenberg (Haas) 3
Kevin Magnussen (Haas) 1

Klasifikimi i përgjithshëm i Konstruktorëve
Red Bull 141 pikë
Ferrari 120
McLaren 69
Mercedes 34
Aston Martin 33
Racing Bulls 7
Haas 4

TË FUNDIT
4 orë
Mbappe kërkon durim: Për disa ditë nënshkruaj me klubin e ri
4 orë
U zyrtarizua te Bayern Munich, Kompany thotë fjalët e para: Është një nder i madh të punosh për këtë klub
4 orë
Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038
4 orë
​Publikohet lista e përfaqësueses së Kosovës (LISTA)
4 orë
Flick i gatshëm ta shesë Pedrin madje gjen edhe zëvendësuesin e tij

ME TE LEXUARA

11 orë
Cana kundër, por Duka nuk heq dorë për organizimin e “Euro 2027” me Serbinë për moshat U21
4 orë
Leonardo Bonucci përshëndetet nga futbolli i luajtur me një video emocionuese
4 orë
Flick i gatshëm ta shesë Pedrin madje gjen edhe zëvendësuesin e tij
4 orë
​Publikohet lista e përfaqësueses së Kosovës (LISTA)
1 ditë
​Mbeti jashtë Euro 2024, Cikalleshi i jep fund karrierës me Kombëtaren e Shqipërisë

LEXO MË SHUMË

ps mbappe

Mbappe kërkon durim: Për disa ditë nënshkruaj me klubin e ri

Vincent Kompany

U zyrtarizua te Bayern Munich, Kompany thotë fjalët e para: Është një nder i madh të punosh për këtë klub

TOPI-I-ARTE

Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038

kosova futboll

​Publikohet lista e përfaqësueses së Kosovës (LISTA)

flick

Flick i gatshëm ta shesë Pedrin madje gjen edhe zëvendësuesin e tij

bonucci

Leonardo Bonucci përshëndetet nga futbolli i luajtur me një video emocionuese

duka cana

Cana kundër, por Duka nuk heq dorë për organizimin e “Euro 2027” me Serbinë për moshat U21

Jasir Asani

“Nuk është rastësi që kemi ardhur këtu”, Asani: Kam një ndjenjë që do të bëjmë gjëra të mëdha në Europian

Liga e Evropes Europa League

Finalja e Conference League/ Olympiacos-Fiorentina “luftë” për histori në Athinë

INFO

NA NDIQ