Vesa Luma është njëra ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, shkruan Gazeta Blic.
Që nga fillimi me muzikën e saj dhe vokalin e veçantë, këngëtarja Luma ka arritur të bëjë një publik të tërë për vete. Ajo tashmë është pak më larg skenës muzikore, e cila siç duket i është përkushtuar familjes.
Vesa para pak kohësh u martua me këngëtarin Big Basta, me të cilin ka edhe një djalë. Çifti momentalisht janë në Zelandën e re të cilët po e zhvillojnë jetën dhe karrierën e tyre.
Në foton e fundit të publikuar nga Vesa, ajo duket e mahnitshme me pamjen e saj, me ç’rast është përgatitur për një aheng familjar.
‘Ju dua ?#partytime #funtime#familytime #holidayparty #newzealand#orakei #auckland’- është mbishkrimi i shoqëruar me foton.
https://www.instagram.com/p/Bd4wfAGDdP4/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_legacy
Kujtojmë se Vesa Luma, këngën e fundit e ka publikuar në bashkëpunim me Ervin Gonxhi ‘Ti zemra ime’./GazetaBlic/.