Vesa Luma mesazh serbëve pas ofendimeve për hartën: Mësoni gjuhën shqipe, nëse nuk mësoni dot historinë

Pas Dua Lipa, një tjetër këngëtare njohur shqiptare është përplasur në rrjetet sociale me nacionalistët serbë.

Peticioni për vendosjen e Kosovës në hartën e ‘Apple’ ka shkaktuar indinjatë tek serbët, që janë kundër Shqipërisë së Madhe.

Ata kanë “sulmuar” artistë të ndryshëm shqiptarë, që kanë dal hapur pro nënshkrimit të peticionit.

Mes artistëve që janë sulmuar është edhe këngëtarja Vesa Luma, e cila është ofenduar në komente nga serbët.

Vesa Luma publikoi një prej komenteve në InstaStory dhe shkroi: “Vazhdojnë këta!”

Këngëtarja u shpreh se mund të punësonte dikë për të fshirë komentet por ka vendosur që mos ta bëjë për ti treguar botës se “çfarë rrace janë ata”.

Vesa Luma u kërkoi komentuesve që e ofenduan, që të mësojnë gjuhën shqipe nëse duan të kuptojnë statusin e saj pasi është një ndër gjuhët më të vjetra në botë.

“A dini si është puna… Unë mund të punësoj dikë që të qëndrojë gjithë ditën duke ju bërë bllok dhe report, ama fillimisht dua t’i bëj botës me dije se çfare rrace jeni JU… Ju vazhdoni… Google Translate nëse doni të kuptoni (ose më mirë, mësojeni gjuhën shqipe, pse jo, është një ndër gjuhët më të vjetra në botë,”- shkroi Vesa Luma.

Edhe Dua Lipa kur publikoi hartën e Shqipërisë Etnike, nga reagimet e shumta nuk u tërhoq por sqaroi se është në të drejtën e çdo shqiptari që të pretendojë se është i tillë dhe po ashtu të mbrojë territoren e vendit ku kanë lindur të parët e saj.

/NOA.al