Vesel Memedi: Ja si u ndamë me Ziadin Selën?

Kryetari i RDK-së, Vesel Memedi sërish ka folur lidhur me ndarjen e tij me Ziadin Selën të cilët formuan atëkohë Aleancën e Shqiptarëve. Ai në emisionin “Në Fokus” në Art Channel ka theksuar se zyrtarisht Aleanca mes tre partive ende ekziston.

“Mendoj se eshte e rendesishme qe opinioni te kuptoj drejt. Edhe de jure edhe de fakto ekziston koalicioni Aleanca për Shqiptarët ne perberje tri parti. Dhe sot nese shkoni dhe pyetni ne Kuvend apo KSHZ e shihni se funksionon ky koalicion, sepse ashtu kemi garuar ne zgjedhjet e 2016. Dikush tenton te manipuloj opinionin se ka ndryshu emrin nga LR-PDSH ne ASH, kjo eshte teme ne vete. Nuk ka pervetesim te Aleances, sepse kjo i bie qe nje shtet anetar i NATO-s te dal dhe te kerkoj te pervetesoje kete emer. LSDM ne kuader te saj ka 20 parti, VMRO ka 30 subjekte ne koalicion. ASH kishte tre subjekte dhe nuk kishte asnje problem te funksionoj si koalicion, sepse edhe une edhe Ostreni gjithcka qe donte Sela, ne ia ofruam atij. U  deklarua se eshte lider i saj, gjithcka ai udhehiqte dhe ne i shkonim pas. Kjo ndodhi deri ne momentin kur kerkoi qe ne te shkrihemi, o nuk do te funksionoje ky koalicion. Ne i kemi thene se nuk i bejme pengese. Une i thash se nuk kemi te shkrihemi bashke me Ostrenin dhe ai vazhdoi me nderrimin  emrit te partise se tij.”, theksoi Memedi.

Sipas tij, te arriturat dhe pozicionimet e tij aktuale ne skenen politike dhe koalicionin qeverises jane  si shkak i konsekuencës dhe koherencës politike. (INA)