Aktori Gani Veseli nga Presheva ka bërë të ditur vendimin e sotëm të Gjykatës së Vranjës, që sanksionon dy filmat shqiptarë.
“Para pak çasteve Gjykata e Lartë në Vranjë solli vendimin e fundit me të cilin filmi “I PABESI” ndalohet të shfaqet, ndërsa filmi tjetër “Heshtja vret” lejohet me kusht nëse largohet llogo e Republikës së Kosovës nga filmi. Ndërkaq unë si producent nuk pranova asesi të ndodh të hiqet sepse kamë 5 filma që janë me llogo te Republikës të Kosovës dhe vlerën e atyre që investojn në Art e Kulture nuk e zhduki për asnjë arsye ,kërkes ose interes të dikujt në këtë rastë të r.Serbisë,sepse është vlerë e artit dhe financues i këtyre Filmave. Prandaj Falemderit REPUBLIKA E KOSOVËS ❤️”, ka shkruar Gani Veseli, që është producent i dy filmave. (INA)