Vesna Janevska e mori funksionin ministër i Arsimit dhe Shkencës nga ministri i deritanishëm Jeton Shaqiri

Picture of INA
INA

24/06/2024

Modernizimi i arsimit dhe stimulimi i veprimtarisë kërkimoro-shkencore në Maqedoni, përmes zëvendësimit të improvizimeve dhe vendimeve ad hok me politika gjithëpërfshirëse afatgjate të krijuara me kontributin e të gjitha palëve të interesuara, njofton ministrja e re e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska, e cila sot morri funksionin nga ministri i deritanishëm Jeton Shaqiri.

Siç theksoi ministrja pas takimit, shumë shpejt do të fillojë procesi i rindërtimit të plotë të të gjitha niveleve të arsimit formal, por edhe atij joformal, ndërsa sistemi arsimor do të sinkronizohet me nevojat e tregut të punës, në mënyrë që të rinjtë të mos kenë nevojë të kërkojnë angazhim pune jashtë vendit.

Nuk kemi qëllim të improvizojmë në arsim. Ne kemi plan fillestar dhe të mirë për ndryshime të cilat janë krijuar në bazë të analizeve thelbësore të situatave aktuale, në konsultime me persona ekspertë dhe popullatën e gjerë. Gjithashtu, nga të gjithë aktorët e sistemit edukativo-arsimor pres mbështetje për proceset të cilat parashikojnë ndryshime të mëdha. Natyrisht, në ndërkohë, çdo sugjerim do të jetë i mirëseardhur”, theksoi Janevska.

Ministrja shprehu mirënjohjen e saj për besimin e dhënë nga mandatari i Qeverisë të udhëheq me resorin, nga i cili ashtu siç tha, më së shumti varet e ardhmja e vendit, dhe theksoi se çdo ide konstruktive përderisa ajo është ministre, do të shqyrtohet me vëmendje të veçant, pavarësisht se prej nga vjen e njejta.

“Të gjithë jemi dakord që ndryshimet janë të nevojshme dhe është e rëndësishme të ruajmë unitetin dhe energjinë që ti mbajmë në nivel më të lartë në periudhën në vijim, sepse na pret shumë punë. Të rinjët duhet t’i mbajmë këtu, në vendin ku përkasin, ndërsa arsimimi cilësor dhe mundësitë për të përdorur potencialin e tyre personal në vendin e tyre, janë motivimi më i madh për këtë. Në asnjë rast nuk do të harrohen as punëtorët shkencorë, sepse shkenca, ashtu siç duhet, patjetër duhet të jetë shtyllë kyçe mbi të cilën do të mbështetet prosperiteti ynë kombëtar”, shtoi ministria e re.

Ministrja theksoi se vëmendje të veçantë do t’i kushtohet arsimit gjithëpërfshirës, me qëllim, ashtu siç tha, të zhvillojmë dhe avancojmë në interesin më të mirë të nxënësve me aftësi ndryshe, në bashkëpunim me ta dhe prindërit e tyre.

Vesna Janevska u lind më 27.6.1958 në Shkup. Ajo është doktoreshë e mjekësisë, specialiste e patologjisë dhe doktor i shkencave. Prej vitit 2011 është profesore ordinere në Institutin e Patologjisë pranë Fakultetit të Mjekësisë në Shkup, ku edhe fitoi arsimin e saj akademik. Biografia e saj është publikuar në linkun në vazhdim.

TË FUNDIT
24 minuta
Mitko Çavkov del nga burgu!?
25 minuta
Filipçe: VMRO i poshtëron punëtorët, nuk ka rritje të pagave në asnjë sektor
1 orë
Goditen dy kompani të lojrave të fatit në Maqedoni, i merren licencat
1 orë
Në Maqedoni ka 7 zjarre aktive
1 orë
Kryeministri Mickoski merr rrogë 2.280 euro, ministrat dhe zv/ministrat 1.870 euro

ME TE LEXUARA

1 ditë
Ja kur fillon pagesa nga “TVSh-ja ime”
7 orë
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
1 orë
Goditen dy kompani të lojrave të fatit në Maqedoni, i merren licencat
1 ditë
Azizi: Ruani paratë për avokatët që duhet tu mbrojnë për krimin, mos i harxhoni për politika ditore!
7 orë
LSDM: Biletat e klasës biznes të Mickoskit dhe ministrave në SHBA kushtuan 20 mijë euro
1 ditë
Qytetarët ankohen për produkte të prishura dhe me afat të skaduar!
25 minuta
Filipçe: VMRO i poshtëron punëtorët, nuk ka rritje të pagave në asnjë sektor

LEXO MË SHUMË

mitko

Mitko Çavkov del nga burgu!?

venko filipce

Filipçe: VMRO i poshtëron punëtorët, nuk ka rritje të pagave në asnjë sektor

kazino

Goditen dy kompani të lojrave të fatit në Maqedoni, i merren licencat

zjarr

Në Maqedoni ka 7 zjarre aktive

Mickoski Mexhiti

Kryeministri Mickoski merr rrogë 2.280 euro, ministrat dhe zv/ministrat 1.870 euro

burg

“Edhe Pablo Escobar rrinte në burg, këta jo”/Pandov: Mungonin 11 të burgosur në burgun e Shutkës

policia

Arrestohet një person nga Likova, i dënuar me mbi pesë vite burg

sedat-750x430-1

Sedat Rushani drejtor në Byron për Metorologji

cezme-uji

Aksion për pagesën e borxheve të ujit pa llogaritje të interesit deri më 31 korrik

INFO

NA NDIQ