Vetëm 1 pikë larg titullit, Juventusi mund të festojë këtë fundjavë

0

Juventusi po shkon drejt titullit të 8 radhazi në Serinë A. Bardhezinjtë kanë dominuar që në fillim të nisjes së kampionatin teksa këtë javë i mjafton një pikë ndaj Spalit për të nisur festën.

Në ndeshjen e transfertës ndaj Spalit, trajneri i Juventusit Masimilano Allegri ka vendour të hedhë në fushë lojtarët e stolit, duke mbajtur në stol titullartë që ti ketë të freskët për ndeshjen ndaj Ajax-it në mesjavë.

“Shumë prej futbollistëve titullarë do të jenë jashtë formacionit, madje disa prej tyre edhe në shtëpi. Ronaldo mes tyre, ndërsa në portë do të jetë Perin. Kush do të qëndrojë në shtëpi do ta bëjë edhe festën atje, pasi të martën kemi një garë të rëndësishme dhe nuk do të bëjmë ceremoni”, tha Allegri.

Kean po projektohet ndërkohë si titullar ndaj Ajax-it në Ligën e kampioneve, por trajneri Allegri preferoi të mos zbulojë asgjë: “Kean do të luajë të shtunën kundër Spalit dhe shpresojmë se do të jetë në formë. Për të martën më pas do të vendosim me radhë