Vetëm 35% e të punësuarve në Maqedoni marrin paga mbi mesataren

Vetëm 35 për qind e qytetarëve të punësuar në vend marrin pagë mbi mesataren e cila tani arrin në 28,721 denarë. Enti Shtetëror i Statistikës që nga fillimi i vitit, ka vërejtur rritje konstante të pagës mesatare, e cila më së shumti ka të bëjë me rritjen e pagave në industrinë IT dhe farmacinë. Por, sipas të dhënave, të punësuarit në një numër të madh të veprimtarive marrin paga nën mesatare. Industria e tekstilit dhe lëkurës vazhdon të jetë me pagat më të ulëta, të cilat mesatarisht janë 17,570 denarë, pas tyre janë pagat në restorante, kafene dhe veprimtari të tjera të lidhura me ushqimin ku të ardhurat mujore lëvizin në rreth 18,780 denarë. Pagat e të punësuarve në arsim, art apo në prodhimin e produkteve ushqimore lëvizin nga 20 deri në 27 mijë denarë.