Kreu i PD Sali Berisha ka reaguar pas përfundimit të procesit të votimit, duke ngritur akuza të forta ndaj Partisë Socialiste për parregullsi dhe manipulim të zgjedhjeve. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se Partia Demokratike po pret rezultatin, dhe pasi të numërohet çdo votë do bëjë një vlerësim të plotë për situatën. I pyetur nëse do ta pranonte rezultatin e zgjedhjeve nëse ai do të certifikohej nga komuniteti ndërkombëtar, Berisha tha:
“Vetëm ai që është sipër mund të ndalojë Partinë Demokratike pa bërë gjithçka për të mbrojtur votën e shqiptarëve. Ky komb do të votojë i lirë”, tha mes tjerash Berisha.
https://www.facebook.com/tv21hd/videos/710409591957557/?ref=embed_video