Kameruni fundos Serbinë në renditje

Përfaqësuesja e Kamerunit ka arkëtuar pikën e parë në Kupën e Botës “Katari 2022”. Të hënën, Kameruni ka luajtur baras ndaj Serbisë, në ndeshjen e Grupit G. Dueli i luajtur në “Al Janoub Stadium” është mbyllur me shifrat 3:3. Për Kamerunin, kjo është pika e parë në fazën e grupeve pas humbjes 1:0 në duelin e parë nga Zvicra. Në anën tjetër, edhe Serbia ka vetëm një pikë pasi pësoi nga Brazili.

Kameruni ishte dukshëm më i mirë se Serbia, por që nuk arriti ta fitojë ndeshjen.

Kaloi në epërsi në minutën e 29-të me anë të mbrojtësit Jean-Charles Castelletto. Pas golit të shënuar, Kameruni pësoi tre gola brenda një periudhë të shkurtër. Dy i pranoi në kohën shtesë të pjesës së parë, ku shënuan Strahinja Pavloviq e Sergej Milinkoviq-Saviq për ta mbyllur pjesën e parë me rezultatin 2:1. Me të filluar pjesa e dytë, Serbia ngriti epërsinë me golin e Aleksandar Mitroviqit (53’), por Kameruni u kundërpërgjigj shpejtë.

Shënoi dy gola brena dy minutave për të mos lejuar edhe humbjen e dytë në Botëror. Fillimisht, rezervisti Vincent Aboubakar që shënoi një gol fantastik në minutën e 64-të, duke parabolluar portierin kundërshtar. Dy minuta më vonë, në një kundërsulm të shpejtë, Aboubabar asistoi për sulmuesin Eric Maxim Choupo-Moting që realizoi nga afërsia për rezultatin final.

Kameruni ka shënuar dy gola të shpejtë për ta barazuar rezultatin 3:3 në ndeshjen ndaj Serbisë.

Brenda dy minutave, Kameruni ka shënuar dy gola të shpejtë për ta shtangur Serbinë që ishte në epërsi prej dy golave.

Fillimisht, shënoi Vincent Aboubakar (64’), përpara se Eric Maxim Choupo-Moting (66’) të shënojë pas një kundërsulmit të shpejtë dhe asistimit të Aboubakarit.

Vincent Aboubakar bëhet zëvendësuesi i parë që shënon e asiston në një ndeshje të Kupës së Botës për një shtet afrikan.

Kameruni ka pësuar edhe golin e tretë nga Serbia, në ndeshjen e Grupit G.

Golin për serbët e realizoi Aleksandar Mitrovic.

Brenda pak minutave, Kameruni e ka humbur avantazhin që e kishte ndaj Serbisë. Në minutat e kohës shtesë, Kameruni pësoi dy gola për ta mbyllur pjesën e parë në disavantazh 2:1.

Kameruni avancoi i pari, duke shënuar gol në minutën e 29-të, të cilin e realizoi Jean-Charles Victor Castelletto nga afërsia në minutën e 29-të. Në fakt, Kameruni ishte dukshëm më i mirë se Serbia në pjesën e parë, ku lëshoi edhe disa raste të mira tentimi. Megjithatë, Serbia reagojë duke shënuar dy gola të shpejtë. Fillimisht, në minutën e parë të kohës shtesë, barazoi Strahinja Pavloviq shënoi me kokë nga ndërprerja. Ndërsa, dy minuta më vonë, shënoi edhe Sergej Milinkoviq-Saviq.

Epërsia e Kamerunit nuk zgjati shumë pasi Serbia arriti ta barazojë rezultatin në minutën e parë të kohës shtesë.

Realizator ishte mbrojtësi Strahinja Pavloviq, i cili shënoi me kokë nga ndërperja.

Përfaqësuesja e Kamerunit është në avantazh ndaj Serbisë, në ndeshjen e Grupit H.

Kameruni ka avancuar në këtë ndeshje në minutën e 29-të. Golin që e zhbllokoi rezultati e shënoi Jean-Charles Victor Castelletto nga afërsia.

Serbia e ka humbur edhe ndeshjen e parë, pasi u mposht 2:0 nga Brazili. Me humbje eventuale edhe në këtë ndeshje, atëherë do të eliminohej nga Kupa e Botës.