Vetëm një kontinent i shpëtoi koronavirusit, ja si arriti me sukses?

0

Tërë bota po merret me përhapjen e koronavirusit, por kontinenti i Antarktikut ka mbetur i vetmi që është kursyer nga ky virus. Për këtë ka kontribuar izolimi gjeografik dhe vendimet e shpejta të autoriteteve.

Autoritetet plotësisht kanë anuluar turizmin, kanë evakuuar personelin që nuk është i nevojshëm si dhe kanë ndaluar kontaktet mes anëtarëve të bazave ndërkombëtare. Në Antarktik bazat e tyre i kanë 29 vende.

Çile pakësoi personelin e saj në Antarktik, edhe ate vetëm 10 ushtarë në bazën ushtarake Eskudero në Ishujt Jugor Shetland.
Në afërsi të saj janë edhe bazat ruse, dhe misionet e Uruguajit, Koresë dhe Kinës. Klima e ashpër në këtë kontinet ka bërë shpesh që të kërkohet bashkëpunim midis misioneve ndërkombëtare.

Ata shpesh bashkë kanë bërë shkarkimet e mallrave, kanë organizuar aktivitete të përbashkëta sportive dhe kanë festuar festa të ndryshme. Por frika nga koronavirusi ka bërë që të ndërpriten kontaktet fizike midis anëtarëve të bazave.

Janë vendosur protokolle të forta shëndetësore, ndërsa vizitat janë kufizuar vetëm për material të rëndësishme.
Antarktiku ka pasur fatin që kriza me koronavirusin të kap në fund të sezonit turistik në këtë kontinent, ku çdo vit vijnë mbi 50 mijë turistë me anijet e mëdha, ku shijohen pinguinët dhe bukuritë natyrore.

“Nëse dikush do të sëmuret nga kjo sëmundje, atëherë do të jetë katastrofë për ne. Andaj kemi marrë masa preventive dhe jemi izoluar”, ka theksuar një mjek i misionit hulumtues indian në bazën Bharati. (INA)