“Vetëm pse bëri shqiponjën” – KF Vardari kërkon që Federata ta dënoj futbollistin shqiptar të Strugës

ina-online
ina-online

02/12/2023

Klubi futbollistik i Vardarit të Shkup kërkon nga FFM (Federata e Futbollit e Maqedonisë) që të ndëshkojë futbollistin e KF Struga, Vangel Zguro, për shkak se bëri me duar simbolin e shqiponjës dykrenari në ndeshjen fituese të struganëve.

“Në ndeshjen kundër Strugës ishim dëshmitarë të një referi tjetër katastrofik dhe një tjetër provokimi nacionalist jashtëzakonisht pa shije. Është e papranueshme për një refer si Krunoslav Gjorgiev, i cili jo vetëm që nuk dha penallti të dukshme dhe nuk i dha karton të kuq direkt futbollistit strugan, por as nuk reagoi ndaj provokimit të turpshëm të Vangel Zguros për veprimin e tij”, theksoi KF Vardari, përcjell INA.

Sipas këtij klubi, kur dukuri të tilla nuk sanksionohen, ato përsëriten.

“Kërkojmë nga FFM që menjëherë të dënohet gjyqtari Krunoslav Gjorgiev për gabimet me të cilat e ka dëmtuar drejtpërdrejt Vardarin dhe futbollisti Zguro për shkak të shpërthimit nacionalist të sanksionohet menjëherë! Bëhet fjalë për futbollin maqedonas! Kërkojmë përgjegjësi!”, thuhet në komunikatën e FK Vardarit.(INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

auto_donald-trump-oval-office1550229304

Gjykata vendosi, Trump mund të mbetet në garë

Manastiri Banjskes zvecan

Rexhaj: Ja kush na kishte paralajmëruar më herët për sulmin në Banjskë

Baza ajrore Kucove

Baza e NATO-s në Kuçovë merr jehonë, Rama paralajmëron edhe bazën detare

UT Universiteti tetoves

VLEN: BDI nxori në rrugë elitën intelektuale shqiptare

Koridori-8-10d

Fati i zi i 10 projekteve kapitale në rajonet shqiptare në Maqedoni

shqiper kosov

Filloi zgjerimi dhe asfaltimi i rrugës që e lidh Kosovën me Shqipërinë

thumbs_b_c_9349a89cefb82dd84330a3a5dea34148

Përurohet baza ajrore e NATO-s në Shqipëri

pompa-benzines-derivatet-naftes

Lirohet çmim i naftës, shtrenjtohet çmimi i benzinës në Maqedoni

partite politike shqiptare VLEN BDI Populli PDSH ASH Sela PDE

Përpos liderëve këto janë emrat e disa kandidatëve për deputetë që po kalkulohen në Nj.6 zgjedhore?!

INFO

NA NDIQ