Vetëm tri gra në garë për kryetare komune

Picture of INA
INA

01/11/2025

Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, që do të mbahet të dielën, më 2 nëntor, nga gjithsej 33 komuna ku do të zhvillohet votimi, vetëm tri gra janë kandidate për postin e kryetares së komunës.

Sipas të dhënave nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), kandidate janë Sonja Stamenkova në Komunën e Maqedonska Kamenicës, e mbështetur nga koalicioni “Zgjedhjet Lokale 2025 – LSDM”, si dhe Marija Naceva në Komunën e Negotinës dhe Natalija Dimitrieva në Demir Kapi, të dyja nga koalicioni “Maqedonia Jote – VMRO-DPMNE”.

Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale 2025, vetëm një grua u zgjodh kryetare komune – Beti Stamenkoska Trajkoska nga VMRO-DPMNE, e cila do të udhëheqë Komunën e Kisella Vodës.

Nga gjithsej 44 kryetarë komunash të zgjedhur në raundin e parë, kjo përfaqëson vetëm 2.2 për qind përfaqësim gjinor.

Në këto zgjedhje morën pjesë gjithsej 309 kandidatë për kryetarë komunash, prej të cilëve vetëm 32 ishin gra, që përbën 10.35 për qind të numrit të përgjithshëm të kandidatëve.

Numrin më të madh të kandidateve – tri – e pati Prilepi, ndërsa nga dy gra garuan në Manastir, Veles, Karposh, Kisella Vodë, Negotinë dhe Qendër.

Në 16 komuna dhe në Qytetin e Shkupit garoi vetëm nga një kandidate, ndërsa në shumë komuna nuk pati asnjë grua në fletët e votimit.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve të drejtë vote kanë 1.013.375 qytetarë, ndërsa votimi do të zhvillohet në 33 komuna ku asnjë kandidat nuk siguroi shumicën e votave në raundin e parë./TV21

TË FUNDIT

“Nuk janë problem turqit, synimi është të destabilizohet rruga drejt BE-së”, reagon Reisi Fejziq për ngjarjet në Mal të Zi

Baraliu: VV ta propozojë mandatar një figurë unifikuese

Abdixhiku i përgjigjet Kurtit: S’do t’iu vie rendi më, s’ofron asgjë përveç bllokimit e kërcënimit

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut

“Do ta mësoni shumë shpejt”, Trump nxit spekulime për testime bërthamore

Radev: `Bota Serbe` është emërtimi i ri i projektit `Serbia e Madhe`

ME TE LEXUARA

1
"Nuk janë problem turqit, synimi është të destabilizohet rruga drejt BE-së", reagon Reisi Fejziq për ngjarjet në Mal të Zi
1
Baraliu: VV ta propozojë mandatar një figurë unifikuese
1
Abdixhiku i përgjigjet Kurtit: S’do t’iu vie rendi më, s’ofron asgjë përveç bllokimit e kërcënimit
1
Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut
1
“Do ta mësoni shumë shpejt”, Trump nxit spekulime për testime bërthamore

LEXO MË SHUMË