Veteranët serb nga Beogradi si tentuan të futeshin në Leposaviq (FOTO)

INA
INA

31 Maj, 2023

Disa orë më parë Policia e Kosovës publikoi një njoftim ku shkruhej se ka ndaluar dy shtetas të Serbisë të cilët ishin duke bartur disa mjete të ndaluara, si: thika, maska, shufra të metalit dhe materiale propagandistike.

Dy serbët janë arrestuar nga policia, ndërsa të dhënat nga hetimet tregojnë se këta personat po hetohen për lidhjet e tyre me “Brigadën 72” e cila është brigade ushtarake, e destinuar për operacione të veçanta, sabotim dhe kundërsabotim, kryengritje dhe zbulim si dhe kundërterrorizëm në ushtrinë e Serbisë.

Dy personat e arrestuar janë Ivan Sekuliq nga Beogradi dhe pasagjeri Sinisa Jevtiq nga Bogradi, Krushevac-Serbi, raporton Kallxo.com.

Fotografi ne Facebook njeri nga të arrestuarit pretendohet të jetë në Koshare

Njëri nga prokurorët special që është duke trajtuar rastin është deklaruar për mediumin “Kallxo” duke konfirmuar se njëri nga të arrestuarit është ish-veteran i ushtrisë ndërsa janë duke hetuar për qëllimet e aktiviteteve të tyre në Kosovë.

Kryeministri Albin Kurti ka përmendur gjatë ditës së djeshme se kanë prova që grupe të ekstremit të djathtë nga Serbia janë futur në Kosovë për ta destabilizuar vendin.Kryeministri i ka quajtur këto grupe si “milici fashiste”.

Dhjetëra incidente janë regjistruar këto ditë në veri përfshirë sulme ndaj gazetarëve ndërsa KFOR-i dhe mekanizmat ndërkombëtarë nuk kanë konfirmuar që këto sulme po kryhen nga grupet e ekstremit të djathtë

Medalja e nënshkruar nga Sllobodan Millosheviq për njërin nga të arrestuarit

Ndryshe, sot, Policia e Kosovës ka njoftuar se në vazhdën e angazhimeve për ofrim të sigurisë dhe parandalim të veprimtarive kriminale, mbrëmë, gjatë natës, në veri të vendit, ka ndaluar një automjet (me targa të Sllovenisë), me të cilin ishin duke qarkulluar dy persona meshkuj serbë, shtetas të Serbisë.

Dy personat e dyshuar janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacion policor, pasi gjatë kontrollit të automjetit që drejtonin janë gjetur dhe janë konfiskuar disa pajisje të kundërligjshme, përfshirë maska kamuflazhi, emblema me simbole nacionaliste, dokumentacione etj.

Dëshmitë e konfiskuara në cilësi të provave materiale, të cilat dyshohet se mund të përdoren për veprime të dhunshme janë:
– një (1) shufër metalike (policore),
– një (1) maskë kamuflazhi,
– disa thika,
– disa emblema me simbole nacionaliste (4 S) dhe flamur serb (4 S),
– disa lloje të dyshuara të substancave narkotike,
– telefona celularë,
– sprej të ndryshëm,
– sfera metalike,
– lidhëse plastike,
– një (1) automjet,
– një (1) kartelë e veteranëve të luftës së Serbisë, dhe
– një (1) kartelë të akademisë për siguri e Serbisë.
– një (1) çekan etj.

Pas intervistimit, ndaj dy personave të dyshuar, me vendim të prokurorit kompetent, është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

“Policia e Kosovës do të vazhdojë të mbajë një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim, si dhe do të ndërmarrë masa ligjore ndaj veprimeve të kundërligjshme, që në çfarëdo mase do të rrezikonin sigurinë, qetësinë dhe stabilitetin në vend”.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_5646

Pas publikimit të pamjeve, reagon kryeministri Kurti – ka këtë mesazh!

shaip kamberi

Kamberi reagon pas sulmit ndaj një familje shqiptare në Medvegjë

medvegja

“Këndonin këngë nacionaliste”- Serbët sulmojnë me gurë e mjete të rënda shtëpinë e shqiptarit në Medvegjë (FOTO)

Enver Bytyqi

Bytyçi: Takimi sekret në New York me Vuçiqin tri ditë para sulmit, Ja pse duan KFOR ta marr kontrollin në veri

IMG_5650

Sveçla: Kemi dëshmi se Serbia e organizoi sulmin në Banjskë – Kishte qëllim aneksimin e veriut të Kosovës

Radojcic vilat pasuria

Sveçla tregon se për çka do ta shfrytëzojnë vilën e Radojçiqit!

IMG_5648

Publikohet momenti i sulmit ku u vra polici Afrim Bunjaku (VIDEO)

vjosa Osmani

Osmani: Me armët ruse Vuçiq po mendon aneksimin sipas modelit të Krimesë

Shaip Kamberi

Kamberi: Vuçiq mund të hakmerret ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës

INFO

NA NDIQ