“Vetëvendosje” edhe në Maqedoninë e Veriut, Albin Kurti do të bëhet rival i Ali Ahmetit!?

Picture of INA
INA

28/10/2023

Nuk përjashtohet mundësia që një subjekt politik që del nga Lëvizja “Vetëvendosje” e Albin Kurtit të hyjë në garën zgjedhore në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut.

Siç mësohet nga “Frontline”, tashmë kanë filluar aktivitetet për themelimin e një personi juridik nga lëvizja në Kosovë, i cili do të regjistrohet në Maqedoninë e Veriut. Ai pritet të udhëhiqet nga Bekim Qoku, këshilltari për marrëdhënie me Maqedoninë e Veriut i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, si dhe ish-diplomati dhe ish-kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, Blerim Reka. “Frontline” mëson gjithashtu se përzgjedhja e personave që do të përfaqësojnë qendrën e Lëvizjes “Vetëvendosje” po bëhet në terren, informon PRESSonline.al

“Frontline” iu drejtua këshilltarit të Kurtit për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut, Bekim Qoku.

Ai në një prononcim për “Frontline” tha se Lëvizja “Vetëvendosje” ka kohë që po punon për hapjen e qendrës së saj në Maqedoninë e Veriut.

– Lëvizja “Vetëvendosje” ka kohë që planifikon të krijojë një qendër në Maqedoninë e Veriut. Po bëjmë përpjekje, vlerësime të caktuara në këtë drejtim. Asgjë konkrete ende. Filluam të kërkojmë njerëzit, figurat, individët e duhur që mund ta kryejnë këtë detyrë në mënyrën më të përshtatshme, tha Qoku për “Frontline”, përcjell PRESSonline.al

Lidhur me statusin juridik të aksionit të “Vetëvendosjes” në skenën politike të Maqedonisë së Veriut, Qoku thotë se ende nuk ka një vendim përfundimtar.

“Nuk kemi vendosur ende se si do të jetë forma juridike apo natyra e çështjes”, thotë Qoku.

I pyetur nëse Vetëvendosje do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ai tha se kjo mundësi nuk përjashtohet.

– Nuk përjashtohet mundësia, tha ai për “Frontline”.

Sipas informacioneve që qarkullojnë në qarqet politike dhe gazetareske, Lëvizja “Vetëvendosje” në Maqedoninë e Veriut numëron mbi 10.000 anëtarë, përkatësisht simpatizues. Por Qoku i ka mohuar këto informacione duke thënë se kjo shifër është spekulim.

– Kemi përkrahës, por jo me libreza. Numri është spekulim, ka sqaruar Qoku në një prononcim për “Frontline”.

TË FUNDIT

Kurti: Për mbrojtje nga Serbia, e kemi ushtrinë tonë dhe komandantin Bashkin Jashari (video)

Ramush Haradinaj zhvillon takim me Richard Grenell në SHBA, jep detaje nga biseda mes tyre

“TikTok” rikthehet për përdoruesit amerikanë, pas ndërhyrjes së Trump

Komunat nisin procedurat, Qeveria ndau 100 milionë euro

Ndërron jetë 17-vjeçari nga Shkupi që u godit nga rryma!

Luizi publikon këngën e re: A ke zemër

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË