Vetëvendosje zyrtarizon kandidatin për Prishtinën – Çeku në garë për kryetar

Picture of INA
INA

18/06/2025

Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar kandidaturën e Hajrulla Çekut për kryetar të Komunës së Prishtinës në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Kandidatura e tij u miratua në mënyrë unanime nga qendra e VV-së në Prishtinë. Lajmin e bëri të ditur kryetari i degës së kësaj partie në kryeqytet, Arben Vitia.

“Kandidati ynë për kryetar të Prishtinës do të jetë Hajrulla Çeku. Vendimi është marrë në mënyrë unanime nga qendra e VV-së në Prishtinë”, tha Vitia.

Kryeministri dhe lideri i VV-së, Albin Kurti, e cilësoi Çekun si një “njeri të kulturës dhe patriot”, duke theksuar besimin se ai do të sjellë një frymë të re në qeverisjen lokale.

“Me Hajrulla Çekun, do ta bëjmë Prishtinën një qytet evropian, ku njerëzit jetojnë mirë dhe banojnë me dinjitet”, u shpreh Kurti.

Vetëvendosje, që fitoi zgjedhjet parlamentare me 42% të votave, synon ta rikthejë Prishtinën nën drejtimin e saj, pas katër vjetëve qeverisje nga Përparim Rama i LDK-së, i cili në vitin 2021 e mundi Arben Vitinë në balotazh.

TË FUNDIT

Unë jam maqedonase e vërtetë, jo si ata të rremët në Shkup” – Eurodeputetja greke shpërthen: Gjuha që flitet në Shkup është dialekt bullgar

Trump paralajmëron tarifë 50% për mallrat nga Brazili

Memorandum bahskëpunimi mes Komunës së Tetovës dhe IP Parku kombëtar Mali i Sharrit

Kujdes: Erë veriore e fuqishme pritet së shpejti, me shpejtësi mbi 60 km/h

Toshkovski: Ditë shumë e vështirë në përballje me zjarret, për disa kemi dyshime të bazuara se janë shkaktuar nga faktori njeri

PSG për 24 minuta minuta e shemb Realin, në finale ndeshet me Chelsean

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË