Vetëvritet burri që ekzekutoi gruan 35-vjeçare në Itali (FOTO)

ina-online
ina-online

30/09/2023

Është gjetur i vdekur autori i dyshuar i vrasjes së Klodiana Vefës, e cila u vra të enjten në darkë afër banesës së saj.Ngjarja ndodhi në provincën e Firences.

44-vjeçari Alfred Vefa, burri, i 35-vjeçares me origjinë shqiptare është gjetur i pajetë në një zonë të izoluar të San Casciano në Val di Pesa.

Sipas policisë, e cila e kërkonte prej orësh, ai vrau veten duke u qëlluar me të njëjtën armë me të cilën ndoshta kishte vrarë ish-bashkëshorten.

Rreth orës 4 të mëngjesit të së shtunës, në një zonë të izoluar të komunës San Casciano në Val di Pesa, një qytetar ka denoncuar një makinë të dyshimtë, të parkuar dhe të braktisur. Karabinierët që ndërhynë konstatuan se ishte makina e Alfred Vefës.

Çifti prej kohësh jetonin të ndarë, ndërsa ishin në proces divorci.Mendohet se çifti kishte përplasje xhelozie, që kishin sjellë dhe ndarjen, ndërsa lanë pas dy fëmijë.Klodiana Vefa, 36-vjeçarja shqiptare u vra në mes të rrugës teksa po kthehej nga puna në provincën Casterlfiorentino të Firences në Itali.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:00 të enjten e 28 shtatorit 2023.Vrasja ndodhi në një rrugën ‘Galvani’. Kanë qenë disa rezidentë të zonës që njoftuan për vrasjen pasi dëgjuan të shtëna me armë. Mjekët e ndihmës së shpejtë nuk mund të bënin asgjë por vetëm të konfirmonin vdekjen e 35 vjeçares shqiptare. Nëna e dy fëmijëve, Klodiana Vefa u ekzekutua me plumb në kokë mbrëmjen e 28 shtatorit 2023 në mes të rrugës dhe policia dyshon se vrasja është kryer nga ish bashkëshorti i saj./Shqiptarja.com/

“Je vetëm ti amore”/ Ky është shqiptari që vrau gruan në Itali, dedikimet që i bënte

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

aksident ambulanta itali

Makina përplas për vdekje 31-vjeçaren shqiptare në Itali

giroud deschamp deshamp

Giroud: Nëse Franca fiton Europianin, tërhiqem nga futbolli!

Foto Ilustrim

“More ti m*t i vogël, ti je shqiptar e nuk flet shqip”? Punonjësi në Zvicër humb durimin me klientin, që nuk deshi te flasë shqip

vrasje

Ky është shqiptari që u ekzekutua me plumb në kokë në Gjermani (FOTO)

Marko Kepi

​Marko Kepi, shqiptari i parë që kandidon për senatin e shtetit të Nju Jorkut

mjeke

Gjermania po ndryshon sistemin e pushimit mjekësor

len diaspore kasami mexhiti gashi

Mexhiti, Kasami e Gashi të mirëpritur nga mërgimtarët në Biel/Bienne në Zvicër

Samanta gjeci

Mediat italiane jehonë vajzës shqiptare: Të gjitha lëndët me nota 10 për dy vite radhazi

iphone- telefon mobil

Punonjësja shqiptare e telefonisë në Zvicër ofendon klientin shqiptar

INFO

NA NDIQ