Vetëvritet në moshën 27-vjeçare djali i këngëtares së njohur

0

Djali i Lisa Marie Presley, njëkohësisht nipi i Elvis Presley ka vdekur në moshën 27 vjeçare. Benjamin Keough, mendohet se ka vendosur të vëtëvritet me armë zjarri brenda banesës së tij në Calabasas, ku u gjet të dielën në mëngjes.
Ai ishe djali i këngëtares Lisa Marie dhe muzikantit Danny Keough. Nëna e tij kishte thënë vazhdimisht se ai i ngjante gjyshit të tij Elvis.

Ajo është krejtësisht e dërrmuar dhe nuk mund të ngushëllohet. Ai ishte dashuria e jetës së tij”, tha menaxheri i Lisa Marie.

Një burim pranë familjes tha se Benjamin prej kohësh kishte probleme dhe vdekja e tij, ndonëse shokuese nuk ka qenë e papritur për familjen.