Vetingu i privatizimit të kapitalit shoqëror!

Picture of Ina Online
Ina Online

06/10/2024

shkruan: Alpin Ollogu

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, në një prej prononcimeve të fundit publike, ju drejtua skenës politike me një thirrje për veting edhe për privatizimin e kapitalit shoqëror në Maqedoninë e Veriut, kjo si një ndër pesë prioritetet e veprimit të ardhshëm politik të kësaj partie. Një thirrje e këtillë për vetingun e procesit të privatizimit të kapitalit shoqëror në Maqedoninë e Veriut, mund të jëtë propagandë politike ose jo, mundësia apo pamundësia që kishte ky subjekt politik të realizojë vetingun në qeverisjen e kaluar, është çështje tjetër, të cilën më së miri do ta vërtetojë koha. Ajo që qëndron dhe nuk mund të kundërshtohet për shkak të interesit publik, është nevoja për një hetim ligjor të detajuar apo veting profesional të gjithë procesit të privatizimit të kapitalit shoqëror në Maqedoninë veriut, i cili filloi që nga viti 1993.

Kujtojmë që gjatë procesit të privatizimit u shitën aksionet në 1.700 ndërmarrje, ndërsa përfitimet e shtetit ishin mbi 2 miliardë e 300 milionë dollarë, ndërsa vlera reale e kapitalit të privatizuar, sipas ekspertëvë është vlerësuar në mbi 6 miliardë dollarë, që do të thotë se 3 miliardë e 600 milion dollarë është humbja reale apo korrupsioni gjatë procesit të privatizimit. Ja vlen të theksojmë se Maqedonia e Veriut dhe Rumania llogariten si shtetet me parregullsi më të madhe në këtë proces, në nivel të Evropës Qëndrore dhe Juglindore, e padiskutim, është e njohur se pjesa dërrmuese e këtij kapitali ka rënë në duart e personave të etnitetit maqedonas, që nënkupton edhe njëherë parregullsinë dhe anshmërinë e privatizimit nga shumica maqedonase që kishte monopolin shtetëror në atë periudhë.

Shembujt e kësaj antiligjshmërie të privatizimit janë të shumtë, disa u zbuluan edhe në aferën e përgjimeve, që u gjykuan si lëndë të vjetërsuara, e disa të tjerë të mbetur në korridoret e gjykatave të shantazhuara nga politika dhe ndikuar nga korrupsioni, e qindra të tjera akoma të pazbuluara në arkivat bankare dhe dokumentacionin e Agjencisë për privatizim të kapitalit shoqëror.

Nëse vetëm në një prej proceseve gjyqësore në gjykatat tona, një pronar i shumicës aksionare të një shoqërie aksionare (i pyetur në cilësinë e dëshmitarit dhe të paditurit, dokumentuar në procesverbal “П4-24/2015), deklaron para gjykatës në përgjigje të pyetjes nga pala kundërshtare, se a ke shfrytëzuar pronat (e palës kundershtare gjyqësore, pronë private – shtëpi) si hipotekë për tu marrë krediti bankar prej 500.000,00 euro, për blerjen elektronike të paketit shumicë të aksioneve, i njejti mohon duke deklaruar se: “më datë 20.10.2004, e pagova të gjithë shumën (e shitjes elektronike të paketit shumicë të aksioneve), pa u marrë krediti, gjegjësisht shfrytëzuar hipotekat”.
Gjykata në rastin konkret, për të arritur në një gjykim sa më profesional për te e vërteta e aktgjykimit, dhe dyshimi i arsyeshëm i veprës penale që ndiqet me detyrë zyrtare, do duhej të pyeste veten dhe të hetonte minimalisht, se nëse deri një ditë para shitjes elektronike të aksioneve, janë futur prona në hipotekë për të siguruar krediti prej 500.000,oo euro (që së bashku me 500.000,oo euro që ka pasur në llogarinë e vetë bankare ky blerës i aksioneve, për totalin 1 milion eurove të shitjes përfundimtare të paketit shumicë të aksioneve) atëherë lind pyetja logjike, ku i ka marrë/gjetur zotëria në fjalë, edhe 500.000,oo euro brenda ditës (ditës së shitjes), për të blerë paketin shumicë, pa shfrytëzuar kreditin bankar të siguruar me hipoteka, siç deklaron në gjykatë!

Që do të thotë se deri në ditën e shitjes elektronike ke pasur garantet bankare – hipotekat duke siguruar kreditin bankar prej 500.000,00 eurosh, me pastaj se paske përdorur hopotekat gjegjësisht kreditin, si u gjetën edhe 500.000,oo euro të tjera brenda ditës, kur personi në fjalë, në llogarinë bankare si shumë e arsyetuar parash ka pasur rreth 500.000,oo euro. Si është gjetur ditën e blerjes së aksioneve shuma prej 500.000,00 eurove (me vlerën e parasë në vitin 2004), kjo për të arritur shumën prej 1 milion eurove të shitjes përfundimtare të paketit shumicë të aksioneve, nëse nuk është shfrytëzuar krediti për sigurimin e 500.000,oo eurove!
Si janë siguruar këto para brenda dite, nësë nuk qenkan shfrytëzuar hipotekat, rrjedhimisht kredia bankare?! Nga çfarë burrimi vijnë paratë dhe si janë arsyetuar ato në llogaritë bankare me të cilën banka ka dhënë miratimin për të marrë pjesë dhe blerë aksionet në shitjen elektronike të tyre?! Nga çfarë burimi të ardhurash të arsyetueshme me ligjet bankare, qoftë kreditimi apo të pasurisë private, kjo si mënyra e vetme e ligjshme për të konkuruar në blerjen e aksioneve të kapitalit shoqëror?!

Që do të thotë se, ose pronari tashmë i shumicës aksionare, ka dhënë dëshmi të rrejshme gjyqësore se nuk ka përdorur hipotekat bankare – kreditin bankar (ky si element i nevojshëm për të mos e humbur kontestin gjyqësor me padi – zbatimin e marrëveshjes verbale) dëshmi e rrejshme gjyqësore e cila konsumon edhe vepër penale, ose nga hutimi gjatë kontestit, me dëshminë që jep, dëshmitari (pronari tashmë i aksioneve shumicë) shkon i pavetëdijshëm në vendin e krimit. Ndoshta mund të fshihet elementi i pastrimit të parave, korrupsionit bankar, keqpërdorimit të detyrës zyrtare nga udhëheqës bankarë, kreditimeve të paligjshme gjatë blerjes së paketit shumicë të aksioneve, njëlloj si lënda e njohur penale “Banka e postës”, e të tjera.
Dhe kur para gjykatësit të çështjes të kalojnë këto deklarata gjyqësore, si dyshime të arsyeshme të dëshmisë së rrejshme gjyqësore apo veprave të mëdha penale në dëmtim të interesit shoqëror, minimalja, secili gjykatës profesionist dhe i paanshëm do të kërkonte nga pala gjyqësore dëshmi për deklaratën e dhënë, ose vetë gjykata të verifikonte mënyrën dhe mbulesën e blerjes së paketit shumicë të aksioneve, pasi kjo ka qenë një dëshmi e rëndësishme e aktgjykimit, për të vertetuar padinë e marrëveshjes verbale mes palëve, për çështjen e aksioneve dhe udhëheqjes me shoqërinë aksionare.

Si këto shembuj janë me qindra në dosjet e agjensisë për privatizim apo proceseve gyqësore të papërfundura dhe të zvarritura me arsye vjetërsimi të lëndëve, mbi të cilat drejtësia jonë ka fjetur, ka qenë joprofesionale apo e kapur nga politika dhe ndikimi financiar për të mos hetuar privatizmin e aksioneve në mbi 1700 ndërmarrje në Maqedoninë e Veriut, e ku pjesa dërrmuese e këtij kapitali ka shkuar në duart e njerëzve të etnisë maqedonase.

Andaj, përtej propagandave dhe kundërshtive të politikave ditore, vetingu për privatizimin e kapitalit shoqëror, do të vinte para drejtësisë të gjithë skemën korruptive, përgjegjesitë penale, konfiskimin dhe rishitjen e drejtë dhe ligjore të këtij kapitali shoqëror, si interes madhor publik, për të luftuar korrupsionin dhe antiligjshmërinë në Maqedoninë e Veriut. Është një proces i vështirë, por jo i pamundur, nëse gjithmonë ka seriozitetin e klasës politike, për të ndërtuar shtetin e së drejtës në dobi të qytetarëve.

TË FUNDIT

Prezantim i Axhendës reformuese të Qeverisë (2024-2027) në Kuvend

Moti sot me diell dhe me mëngjes të ftohtë

Filloi ndotja e ajrit – më të ndoturit Shkupi, Kërçovë, Strumica..

Këto janë çmimet e biletave për ndeshjen Kosovë – Lituani

Zvicra e pret Serbinë në Zurich me katër shqiptarë

Çfarë ndodh nëse lojtarët vonohen në stërvitjet e Barcelonës?

ME TE LEXUARA

1
Prezantim i Axhendës reformuese të Qeverisë (2024-2027) në Kuvend
1
Moti sot me diell dhe me mëngjes të ftohtë
1
Filloi ndotja e ajrit – më të ndoturit Shkupi, Kërçovë, Strumica..
1
Këto janë çmimet e biletave për ndeshjen Kosovë – Lituani
1
Zvicra e pret Serbinë në Zurich me katër shqiptarë

LEXO MË SHUMË

Prezantim i Axhendës reformuese të Qeverisë (2024-2027) në Kuvend

Moti sot me diell dhe me mëngjes të ftohtë

Filloi ndotja e ajrit – më të ndoturit Shkupi, Kërçovë, Strumica..

Këto janë çmimet e biletave për ndeshjen Kosovë – Lituani

Zvicra e pret Serbinë në Zurich me katër shqiptarë

Çfarë ndodh nëse lojtarët vonohen në stërvitjet e Barcelonës?