Vettingu, Kryeprokurorja Arta Marku takon ambasadorët

Ecuria e reformës në drejtësi dhe zbatimi i vettingut ka qenë në fokus të takimeve të ndara që kryeprokurorja Arta Marku ka zhvilluar me Ambasadoren e BE-së dhe atë të Gjermanisë në vendin tonë.

Në njoftimin për media të prokurorisë, thuhet se kryetarja e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin dhe Ambasadorja e  Gjermanisë, Susanne Schütz u pajtuan për mbështetjen e të gjithë faktorëve për të mundësuar përfundimin me sukses të të dy zhvillimeve reformuese të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.