Vetura fluturon në ajër dhe sulmon zyrën e dentistit (Foto)

Një aksident i pazakontë ka ndodhur në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një veturë u aksidentua me rrethojat qendrore të rrugës dhe më atë vrull fluturoi për në katin e dytë të një ndërtesë, saktësisht në zyrën e një dentisti.

Gjysma e veturës mbeti brenda zyrës, ndërsa gjysma tjetër varej jashtë tre metra mbi trotuar.

Shoferi dhe pasagjeri arritën të shpëtonin pa lëndime të rënda. Një zjarr i vogël e lëndoi njërin prej tyre, i cili arriti të dilte jashtë veturës pa ndihmë, ndërsa ekipeve zjarrfikëse iu desh ta shpëtonin personin e dytë, transmeton Klan Kosova. /Klan Kosova/