Vetura me targa të Kumanovës bie në lumin Vardar

Pas kërkimeve disa orëshe, Policia e Maqedonisë së Veriut ka arritur ta gjejë makinën, e cila sot ka rënë në lumin Vardar në hyrje të Zhelinës.

Por, autoritetet vazhdojnë kërkimin e shoferit. Në aksion është bashkangjitur edhe Njësiti për Intervenim të Shpejtë, të cilët kanë ardhur me kërkesë të Ndihmës së Shpejtë.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa sipas dëshmitarëve bëhet fjalë për një makinë me targa të Kumanovës.

Pritet që më vonë autoritetet të japin detaje shtesë në lidhje me këtë aksident.

Familjarët janë në ankth duke pritur ndonjë lajm për familjarin e tyre.