Real Madrid dhe Atletiko Madrid dhuruan një ndeshje derbi dramatik. “Los Blankos” deri në minutat e fundit ishin duke fituar, derisa bardhekuqtë reaguan dhe shënuan “në frymën e fundit”. Militao ishte lojtari që i dha avantazhin Realit në pjesën e dytë. Qendërmbrojtësi bëri një gjuajtje të shkëlqyer pas një krosimi me goditje standarde duke i dhënë avantazhit skuadrës së Ançelotit.
Real Madrid u mendua se do ta kishte të lehtë ndeshjen, por në fakt gjendja ndryshoi totalisht prej tifozëve bardhekuq, të cilët u tërbuan duke hedhur sende në fushë.
Objektivi i tyre ishte portieri Tibo Kurtua i cili ka qenë portier i Atletiko Madrid më parë. U desh ndërhyrja e trajnerit Diego Simeone dhe kapitenit Koke. Gjyqtari ndërpreu ndeshjen për disa minuta.
Atletiko Madrid luftoi deri në fund dhe ndeshja u bë edhe më emocionuese, derisa Korrea në minutën e 96-të shënoi golin e barazimit (pas aprovimit nga VAR). Me këtë barazim kaq dramatik, Atletiko u ngjit në kuotën e 16 pikëve, ndërsa Reali në të 18-tën.
https://nvcplayer.crazyvidup.com/player/html/fOk8eMFtrJzC6?popup=fromblocked&autoplay=1