Barcelona ka shënuar golin e 101-të të sezonit me ndeshjen e shkëlqyer kundër Valencias. Deri tani ata, kanë luajtur vetëm 32 ndeshje, duke arritur këtë numër golash në një kohë kur jemi vetëm në muajin janar!
Barça është në formë të shkëlqyer dhe shënon pa ndalur në të gjitha garat, duket jashtëzakonisht e vështirë për t’u mbrojtur kundër tyre.
Golashënuesi më i mirë i Barçës është Robert Lewandowski me 29 gola, në po aq ndeshje sa ka luajtur. Blaugranët shënuan shtatë gola kundër Valencias për të ngushtuar në shtatë pikë diferencën me Real Madridin në krye të La Ligës.
Autorë të gola ishin: De Jong (3’), F.Torres (8’), Raphinha (14’), F.Lopez (24 dhe 45’+4), Lewandowski (66’) dhe Tarerega (75’ (a).
Deri tani Barcelona ka shënuar 59 gola në La Liga, 26 gola në Ligën e Kampionëve, 7 gola në Superkupën e Spanjës dhe 9 gola në Kupën e Spanjës. Ardhja e Hansi Flick ka ndezur dëshirën për të sulmuar te Barcelona, e cila mbetet në garë për të gjithë trofetë këtë sezon.