(VIDEO) Bardhyl Zaimi sjell “Paradigma e kritikës së Kutelit”

0

Autori nga Tetova Bardhyl Zaimi ka sjellë së fundmi librin studimor “Paradigma e kritikës së Kutelit”, në të cilin analizon gjerësisht kritikën letrare të këtij autori të njohur.

“Paradigma e kritikës së Kutelit”, me autor Bardhyl Zaimin është libri më i fundit i këtij autori që sapo ka dalë në shtypi. Ky libër studimi, sipas Zaimit, analizon gjerësisht kritikën letrare të Mitrush Kutelit, autorit të librit të parë kritik në historinë e kritikës shqiptare.

Bardhyl Zaimi: “Me krijimtarinë letrare të Kutelit jamë njohur shmë herët, ndërkohë që kisha lexuar edhe për kritikën e tij, sidomos librin “Shënime Letrare”, që është libri i parë kritik në historinë e letrave shqipe. Ky libër më nxiti ta marr në shqyrtim kritikën e Kutelit”.

Autori deklaron se kritika e Kutelit është në funksion të produksionit letrar dhe kulturor të viteve ‘30, periudhë e cila konsiderohet si “koha e artë e letrave shqipe”.

Bardhyl Zaimi: “Është një kritikë e gjerë, e thellë dhe profili kritik i Kutelit është i pashmangshëm nga dimensioni i shkrimtarit që ai ka brenda vetes. Sigurisht edhe kritika e tij është në funksion të produksionit letrar të viteve ‘30, që konsiderohet si epoka e artë e letrave shqipe”.

“Shënime Letrare” e Mitrush Kutelit është botuar në vitin 1944 dhe konsiderohet si libri i parë kritik në mendimin shqiptar. Kuteli mbetet një ndër figurat shumëdimensionale të letërsisë dhe mendimit kritik. /abcnews.al/