VIDEO/ Çiljeta Xhilaga ngjitet në skenë pas 7 vitesh, emocionon me fjalët

Picture of Ina Online
Ina Online

19/10/2025

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga është rikthyer në skenë pas 7 vitesh pushim, ashtu siç thotë vetë.

Çiljeta ka kënduar për publikun në një nga club-et e Tiranës dhe është shprehur shumë e emocionuar për këtë fakt.

Çiljeta ka bërë një postim të gjatë dhe shumë emocionues në Instagram, ku shpreh të gjitha ndjesitë e saj.

Postimi i Çiljetës:

Në fakt, kur më mori në telefon @xhanidemika me atë dialektin e tij pe korçe dhe më tha: “Çilkë, kemi menduar të organizojmë tek @escape_premium_club_tirana një mbrëmje nostalgjie dhe duam të të kemi ty.” 😵‍💫

Mua më ra bomba në kokë! Njëqind mendime më erdhën në mend — bobo, kam harruar të këndoj… bobo, rrezik as këmbët s’do i lidh dot me ritmin… bobo, si do dal para gjithë atyre vetave kur akoma s’jam dobësuar sa duhet! 🫣

Në një sekond e mblodha veten dhe i thash vetes: “Ftillohu moj gomare 😂! Se le nam. Dil, këndo dhe bëj atë gjë për të cilën ke lindur të bësh!” 🫡

Dhe ja, mes 100 pasigurish në mendjen time, vendosa. Sigurisht, e diskutova me tim shoq — Banin tim — dhe ai, si gjithmonë, më tha: “Bëj si ta ndjejë zemra jote.” Këtu mora hov më shumë dhe s’u përmbajta më! Ika me vrap tek @jonipeci_store_women dhe i thash: “Beji zemrës tate, një kostum serioz se do këndoj!” 😂

Ai qeshi: “Kostum?! Pse ke Fefziun apo Grida Duma do ikesh ?” 😂😂

Pastaj ideuam bashkë një veshje të thjeshtë, por që ndriçonte për skenë — që të isha sa më rehat, jo për gjë, po kush merrej dhe me Fernandon pastaj, një fanatik 12-vjeçar 🥸.

Ndërsa Beko, zemra ime e vogël, më tha: “Digje o ma!” 🥳

Dhe ja kështu nisi rrugëtimi im, pas 7 vitesh të mira pauze, me një super emocion përpara se të dilja në skenë 🥹. Por ja dola! Këmbët mu lidhën automatikisht me ritmin, instinkti i këngëtares m’u rikthye sapo pash dritat e skenës… dhe emocionin ma shkriu dashuria e publikut, që më priti më fort se kurrë më parë.
Kënduam sëbashku çdo refren dhe u kënaqa pa fund.

Sot jam zgjuar e lumtur, plot dritë e mirënjohje. ✨ Dy ëndrra kam pasur në jetën time: të këndoja dhe të kisha një familje të lumtur.

Faleminderit Zot që gjithmonë m’i ke plotësuar dëshirat dhe s’më ke lënë kurrë vetëm…
edhe pse mami më lindi vajzë të vetme ☝🏽❤️

TË FUNDIT

Rikonstruimi eventual i Qeverisë, nesër krerët e VLEN-it takohen me Mickoskin

Duda Balje i bashkohet AAK-së në Kuvend, krijohet Grupi Parlamentar

Numërohen të gjitha votat në Mitrovicën e Jugut, ky është rezultati final

“Raporti”, Siljanovska: Vlerësimi i KE-së, politik

Si qëndron marrëdhënia e Egli Takos dhe Redon Beranit 7 muaj pas “BBVA”-së?

Blerim Islami filloi detyrën e kryetarit të Dollnenit

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË