VIDEO/ Del nga makina dhe vrapon, momenti kur terroristi hedh veten në erë pranë Parlamentit në Ankara

ina-online
ina-online

01/10/2023

Ky është momenti i shpërthimit, i cili u cilësua si sulm terrorist, mëngjesin e sotëm në Ankara. Në video shihet se njëri nga terroristët zbret nga makina dhe hedh veten në erë.

Ngjarja ka ndodhur  para portës së Drejtorisë të Përgjithshme të Sigurisë të Ministrisë të Punëve të Brendshme. Nga sulmi mbetën të plagosur dy policë, ndërsa terroristi tjetër, i cili ndodhej në makinë, u neutralizua, sipas autoriteteve vendase.

Konkretisht, ministri i Brendshëm, Ali Gerlikaya, në një deklaratë në llogarinë e tij në rrjetet sociale thotë: “Rreth orës 09:30, 2 terroristë kanë drejtuar një mjet komercial para portës së hyrjes së Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë së Ministrisë të Brendshme duke kryer një sulm me bombë. Njëri nga terroristët i vuri flakën vetes dhe terroristi tjetër u neutralizua.

Gjatë të shtënave mbetën të plagosur lehtë 2 efektivë të policisë sonë. I uroj heronjve tanë shërim të shpejtë. Lufta jonë do të vazhdojë e pandërprerë derisa terroristi i fundit të neutralizohet”, tha ai. Në vendngjarje kanë shkuar disa automjete policie dhe autoambulanca. Pas panikut, qarkullimi në disa rrugë është ndërprerë dhe dëgjohen zhurmat e autoambulancave që po vërshonin drejt zonës. Sipas CNN TURK, shpërthimi ndodhi në një automjet komercial gri. Mësohet gjithashtu se pas shpërthimit janë dëgjuar të shtëna armësh./Albeu.com

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

serbi

Zgjedhjet në Serbi: Çka mendon opozita serbe për Albin Kurtin dhe Planin franko-gjerman? (Video)

IMG_6973

Ky është babai i 14 vjeçares së vrarë në Shkup duke e sjellur në gjykatë

IMG_6974

“Me pas ditë që e ka bo djali jem atë ditë, ai sot s’ish gjallë” – Babai i Naim Murselit flet pasi arrestimit të djalit të tij(VIDEO)

takimi lidereve lideret

Partitë merren vesh për mbajtjen e zgjedhjeve, ja datat?

Krenar Lloga

Lloga: Dënimi me vdekje është i ndaluar tek ne, por mendoj se do të ishte shpëtim për ata monstra

derivate nafta dizeli benzin

Çmime të reja të derivateve të naftës nga mesnata në Maqedoni

OBSH

OBSH: Sëmundjet në Gaza mund të jenë edhe më vdekjeprurëse se sulmet ajrore

takimi lidereve lideret

Kasami, Mexhiti dhe Gashi braktisën takimin e liderëve, kërkojnë zgjedhje të parakohshme

joshka fisher

Një “rrufe” bërthamore nga Joshka Fischer

INFO

NA NDIQ