(VIDEO) Derrat e egër rrezikojnë qytetarët në Shkup

Derrat e egër po sulmojnë kafshët shtëpiake në lagjet periferike të kryeqytetit. Zëdhënësi i Qendrës për Menaxhimin e Krizave, Ilija Bojarovski, njoftoi për sulmin e derrave të egër ndaj kafshëve shtëpiake në Vodno dhe për shfaqjen e derrave të egër në parkun pyjor të “Vodnos”. Ai deklaroi se si Qendër për Menaxhimin e Krizave, kanë marrë disa raportime nga qytetarë të shqetësuar, për praninë dhe sulmet e derrave të egër në parkun pyjor “Vodno” dhe në zonat urbane që kufizohen me pyjet, sidomos kur qytetarët shëtisin me kafshë shtëpiake. Theksohet se ky është një problem dhe rrezik serioz për njerëzit në vendbanimet buzë parkut pyjor “Vodno”, si dhe për qytetarët që lëvizin në këmbë përgjatë shtigjeve të ngushta malore.

ILIJA BOJAROVSKI ZËDHËNËS I QENDRËS PËR MENAXHIMIN E KRIZAVE

“Konferenca jonë për shtyp ka për qëllim të inicojë gjetjen e një zgjidhjeje sistematike në kuadër të detyrave tona për parandalim, ose siç thekson drejtori ynë Angellov, siguria e qytetarëve është e para. Natyrisht, në të njëjtën kohë, me këtë rast, së bashku me ju, mediat duhet të tregojnë rrezikun edhe për qytetarët e tjerë të cilët nuk janë të vetëdijshëm për këtë rrezik lëvizin në këto lokacione dhe në shtigjet malore të Vodnos”.

Bojarovski shtoi se nëse deri më tani ka pasur raportime për kontakt me derrat e egër vetëm në zonat e larta pyjore, tani kope të derrave të egër shfaqen edhe në Shkup, si në këtë rast në Përzhino, dhe vendbanime të tjera në kufi me pyjet në Shkup si theksoi se duke qenë se nuk ka një institucion të specializuar për trajtimin e këtij apo të një dukurie të ngjashme, Qendra për Menaxhimin e Krizave kërkoi ndihmë nga institucionet tjera për gjetje të nji zgjidhje.

ILIJA BOJAROVSKI ZËDHËNËSI I QENDRËS PËR MENAXHIMIN E KRIZAVE

“Derisa të gjendet një zgjidhje e përhershme, e cila do të miratohej dhe zbatohej nga ndonjëra prej institucioneve p.sh si kapja dhe lëshimi i derrave të egër në natyrë në një vend tjetër të përshtatshëm ose ndonjë zgjidhje tjetër, ne do t’i apelojmë qytetarët në rast të takimit me derrat e egër të përpiqen të qëndrojnë të qetë, të mos i sulmojnë derrat e egër me gurë apo me mjete të tjera manuale për të mos provokuar derrat, sepse në reagimin e tyre mbrojtës mund ti lëndojnë rëndë njerëzit si dhe qytetarët që shëtisin kafshët e tyre duhet të shmangin skajin vendbanimit ku fillon pylli, sepse instinktet e qenve dhe derrave janë të paparashikueshme”.

Qendra për Menaxhim me Kriza përmes numrit të vetëm të urgjencës 112, është në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët dhe i trajton me seriozitet raportimet për rrezik për jetën dhe pronën.