VIDEO/ Dyshja shqiptare shkëlqen te Beshiktashi, mundin Konjasporin e Cikaleshit dhe Et’hemi

Picture of INA
INA

20/02/2024

Beshiktashi rikthehet te fitorja në Superligën turke, teksa mposhtën në “shtëpi”, me rezultatin e pastër, 2 me 0, skuadrën e Konjasporit, pjesë e së cilës janë Sokol Cikalleshi e Valon Et’hemi. Pa diskutim protagonistët absolut në fitoren e “Shqiponjave të Zeza” ishin “yjet” shqiptarë, Milot Rashica dhe Ernest Muçi.

Ishte pikërisht sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë që lëshoi sinjalin e parë në portën e Konjasporit teksa tentoi me një goditje të fortë nga distanca, goditje që u ndal në dy kohë nga portieri kundërshtar. Pak minuta më pas, Muçi tentoi sërish, por këtë herë humbi ekuilibrin në momentin e goditjes. Kështu, pjesa e parë u mbyll pa gola.

Në fraksionin e dytë të sfidë, dyshja shqiptare mori “frenat e lojës në dorë”. Milot Rashica ishte protagonist në golin e parë teksa harkoi në mënyrë perfekte me topin që u devijua saktësisht nga Kilicsoj. Në 71’-tën, Rashica kombinoi bukur me Muçin me këtë të fundit që goditi në portë, me “gardianin” e Konjasporit, që nuk e kontrolloi topin dhe nga aty pranë përfitoi Cenk Tosun që realizoi golin e dytë.

Përfundimisht, ndeshja u mbyll me rezultatin 2-0 me “Shqiponjat e Zeza”, të Beshiktashit që ngjiten në kuotën e 43 pikëve në vendin e katërt, po aq sa edhe Trabzonspori i vendit të tretë, ndërsa skuadra e Konjasporit nuk lëviz në renditje, teksa mbetet në vendin e 19-të të tabelës, me 25 pikë, duke rrezikuar jo pak rënien nga kategoria.

TË FUNDIT

Dramë në Sarajevë: Policia federale tenton arrestimin e Dodikut, por u pengua me armë nga milicia e Republika Srpska-s

Aktivisti dhe avokati kërçovar kandidat i pavarur për Kërçovën

Zdravstvuyte, Ramush!

BE gjobit “Apple” dhe “Meta” me 500 milionë euro

Gashi për vizitë në Bibliotekën Kombëtare Universitare me rastin e Ditës Botërore të Librit

Kjo është pasuria e Albin Kurtit e deklaruar në APK

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË