(VIDEO) Hetohet lidhja ndërmjet vrasjes në Bllacë dhe djegies së lokalit në Çair

ina-online
ina-online

27/02/2024

Prokuroria Themelore Publike po kontrollon nëse janë në lidhshmëri vrasja në Bllacë dhe objekti hotelierik i djegur në Çair.

Pas gjetjes së trupit të pajetë të një 56 vjeçari në afërsi të Bllacës të hënën në mbrëmje dhe denoncimit nga vëllai i tij dhe djegja e kafenesë “Baron” në Çair, institucionet kanë bërë inspektime, për të kuptuar nëse të dyja rastet e ndodhura në të njejtën ditë, kanë të bëjnë me njëra tjetrën.

“Lidhur me një zjarr në një objekt hoteliere në Çair, një ekip inspektues i MPB-së ka kryer kontroll. Nga vendi i ngjarjes janë mbledhur provat, janë siguruar pamjet e video survejimit. Sipas informacioneve të para, zjarri është shkaktuar me qëllim. Po ndërmerren veprime për zbulimin e autorëve dhe për të verifikuar lidhjen e mundshme mes dy ngjarjeve”, njofton Prokuroria Publike.

Më herët vrasjen e 56 vjeçarit, e kishin konfirmuar edhe nga Ministria e Brendshme.

“Në ora 18:10 në SPB Shkup është raportuar se në afërsi të rrugës lokale nga Bllaca e Poshtme në të Epërme, N.T. u gjet nga vëllai i tij Z.T. (56) pa shenja jete, me plagë me armë zjarri”, informon MPB.

Ndërkohë, partitë maqedonase gjetën rastin të akuzojnë njëra tjetrën se cila është më shumë fajtore për këto ndodhi.

LSDM thotë se VMRO-DPMNE me ministrin e Brendshëm teknik, Pançe Toshkovskin nuk kanë kapacitet ta zbardhin rastin.

“DPMNE dhe Toshkovski nuk kanë kapacitet ta zbardhin rastin. Siguria e qytetarëve është e rrezikuar për shkak të kuadrove të tyre. A është vetëm paaftësi e kuadrove të Mickoskit në MPB ose struktua të afërta me DPMNE-në po mundohen të përfshihen në biznese jolegale me drogë?”, deklaroi Darko Kaevski nga LSDM.

Kurse nga VMRO akuzojnë se personin e vrarë e kishte gjetur vëllai i tij, emri i të cilit përmendet në strkturat e kompanisë e cila shet qymyr në EMV dhe në Kombinatin Energjetik-Metalurgjik Manastir dhe është fshehtësi publike, thonë ata, që në këto dy vende LSDM dhe BDI lajnë para.

“Është e turpshme dhe në kufi me marrëzinë të lëshohet komunikatë, ku akuzohet Toshkovski për zbardhje të vrasjes, kur dihet se ato narko klane më herët janë gjuajtur në mes të Shkupit, janë vrarë dhe janë ekzekutuar publikisht, dhe njëkohësisht rrinin në prehrin e Spasovskit”, reagoi VMRO-DPMNE.

Momentalisht nuk ka asnjë informacion zyrtar për motivet dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur vrasja. Kurse sipas informacioneve të TV Telma, viktimë e vrasjes është babai i Gani Tushës. Ky i fundit dyshohet për vrasjen e Orhan Bajramit – Oki, që ndodhi verën e kaluar në Halkidiki të Greqisë dhe për përfshirje në vrasjen e Jeton Krivanjeva – Zhila dhe Enis Iseinovit në “Shisha Bar” të Shkupit një vit më parë. Emine Ismaili /SHENJA/

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

moti shiu

Ky është parashikimi i motit për sot

qeveria kosoves prishtine

Sot ditë zie në Kosovë në kujtim të vajzave dhe grave të vrara

ikja

Të dhënat e trishta/ Të rinjtë po ikin në emigracion, të moshuarit punojnë

KESHILLI

Këta janë 29 deputetët që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Arben Taravari

Taravari uron Kosovën për votimin në Asamblenë e KiE: Gjithmonë me Kosovën tonë

qeveria-750x430

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Ali Ahmeti tubim

Ahmeti: “Ju thash, ma jepni shpatën dhe ju më besuat e unë nuk ju zhgënjeva”

Protesta_Mjeket

Qeveria mori vendim për specializantët

06eb15d2-4c29-4428-829f-782a34419ce7

Kasami nga Dibra: Do të investojmë në zhvillimin e vendit, do të mbështesim rininë dhe kthimin e mërgatës

INFO

NA NDIQ