Video/ Inter eliminohet mes turpit, mësohen gjashtë nga 8 skuadrat çerekfinaliste të EL

0

Janë mësuar 6 nga 8 skuadrat çerekfinale të UEFA Europa League. Pas Napolit, Valencias dhe Chelsea, janë Eintracht Frankfurt, Arseanl dhe Villareal që arritën të prisnin biletën për në raundin tjetër të kompeticionit të dytë nga rëndësia në Kontinentin e Vjetër.

Supriza e mbrëmjes ishte padiskutim Eintracht Frankfurt. Gjermanët mposhtën minimalisht 1-0 Interin, por i mjaftuar për të kaluar më tej.Ishte Jovic që arriti të gjej fundin e rrjetës pas gjashtë minutash lojë, gol që mbeti në fuqi deri në fund.

Ndërkohë, Arsenali shkatërroi 3-0 Rennes, duke përmbysur rezultatin e takimit të parë, 3-1 në favor të francezëve. Aubameyang me dopietë dhe Maitland-Niles ishin autorët e golave për anglezët, që sëbashku me Chelsea pritet të rivalizojnë deri në fund për trofeun. Në takimet Benfica-Dinamo Zagreb dhe Slavia Prague-Sevilla, çerekfinalisti do të mësohet pas minutave shtesë.

Dueli i Portugalisë shkoi në shtesë pas fitores 1-0 të vendasve, aq sa fituan kroatët një javë më parë. Edhe ai i Pragës, u mbyll në barazim 2-2, me Sevilla që nuk mundi të presë një biletë për në raundin tjetër pa u zhvilluar edhe koha shtesë.