VIDEO/ Izraelitët publikojnë pamjet kur tanket e tyre futen në Rripin e Gazës, IDF-ja thotë se pas operacionit janë rikthyer në territorin e Izraelit

Picture of Ina Online
Ina Online

26/10/2023

Forcat Mbrojtëse të Izraelit që ndryshe njihen si IDF, kanë publikuar pamjet e hyrjes së mbrëmshme me tanke në Rripin e Gazës.

Videoja është publikuar në profilin zyrtar të IDF-së në platformën X (dikur Twitter), transmeton Telegrafi.

Ishin dronët ata që tërë kohën filmuan veprimet e tankeve si dhe sulmet nga ajri që shërbenin si mbështetje.

Në të shfaqen makineri të rënda për ndërtim, që shembën muret që ndajnë Izraelin nga Rripi i Gazës dhe ku më pas kalojnë tanket në këtë territor.

Tanket dhe këmbësoria e IDF-së kanë goditur një sërë objektesh që shfrytëzoheshin nga militantët e Hamasit, si dhe është goditur infrastruktura dhe pozicionet nga ku lansoheshin raketat anti-tank.

Gjithashtu nga IDF-ja është bërë e ditur se “ushtarët izraelitë me të kryer këtë operacion, janë tërhequr dhe janë rikthyer në territorin e Izraelit”.

Madje edhe në fund të videos, shihen tanket duke u rikthyer në territorin e Izraelit. /Telegrafi/

TË FUNDIT

Me fjalë përmbyllëse, vazhdon gjykimi kundër Merkos për emërim të drejtorëve në katër shkolla

Mot me diell dhe i nxehtë, pasdite i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima

Kuvendi mblidhet sot në tentimin e 34-të për daljen nga kriza politike

Egli zhvendoset përfundimisht në Kosovë, tregon arsyet personale pas vendimit

“Qenka shtatzënë…”, Armina Mevlani në pritje të ëmbël? Dukja e saj e fundit habit rrjetin

Rita Ora i bën jehonë hitit të Taynas

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË