VIDEO/Kroatët kujtojnë ditën kur iu dhanë dajak bandave serbe të Arkanit dhe të Zvezdës

Para 31 viteve pikërisht me 13 maj të vitit 1990 në stadiumin në “Maksimir” të Zagrebit, kërciti dajaku mes tifozëve të famshëm të klubit të futbollit Dinamo nga Zagrebi, ‘Bad Blue Boys’ (BBB) dhe bandave serbe, “Delija” famëkeqe e Cërvena Zvezdës së Beogradit,

“Tifozët e Cërvena Zvezdës erdhën në Zagreb, për të shkaktuar trazira. Ata filluan shkatërrimin e tribunës jugore, sulmuan dhe i rrihnin tifozët e zakonshëm në tribunën e jugut. Zhelko Razhnatoviq – Arkan ishte në delegacionin e Cërvena Zvezdës në atëkohë.

Megjithëse në numër me të vogël, tifozët kroatë nuk u tërhoqën, ata qëndruan përpara një turme të egër nga Beogradi dhe u rrahën. Në atë kohë, policia e regjimit po shikonte gjithçka.

Por tifozët në veri, hynë në fushë dhe u drejtuan nga ‘Delija’. Vetëm atëherë policia e regjimit u përfshi dhe filloi brutalisht t’i rrihte tifozët kroatë. Zvonimir Boban, atëkohë pa mjekër, nuk mund t’i shihte më këto padrejtësi.

Diku në qendër, ai mori një vrap, u hodh dhe goditi policin. Ishte një goditje e fortë. Një goditje që bëri jehonë në botë”, ka shkruar mes të tjera gazeta kroate “24 sata”.

“Unë kujtoj gjithçka me krenari. Pastaj rrezikova karrierën time, por disa të tjerë, tifozë rrezikuan jetën e tyre. Unë do ta godisja përsëri atë polic, por nuk doja të isha ndonjë hero, thjesht po reagoja ndaj një padrejtësie që kishte zgjatur me vite. Heronjtë shkuan në luftë, ne ishim vetëm rebelë”, tha Zvonimir Boban në një nga intervistat e tija.