VIDEO/ Kush u varros i pari e si u krye ceremonia, pas rreth 25 vitesh dalin pamje e detaje nga dita e varrimit të Jasharajve

ina-online
ina-online

16/11/2023

Veprimtari dhe intelektuali i njohur, Xhafer Murtezaj në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCI” rrëfeu si rrallë herë në detaje ditët e vështira pas masakrës në Prekaz mbi familjen heroike Jashari.

Murtezaj tha se pas vrasjes, fillimisht 53 anëtarët e Jasharajve u dërguan në morg e pastaj iu dorëzuan banorëve për t’i varrosur, teksa rrëfeu në vazhdim të gjitha vështirësitë që i patën për të kryer varrimin e tyre duke filluar deri te frika e banorëve e deri te mungesa e mediave.

“Të enjten ka fillu lufta, ka zgjat të premten deri të shtunën. Të dielën i kanë marr trupat, i kanë çu në morg, i kanë kthy diku kah ora 1 ose 2 e natës. Kanë thanë më i marr me i çu me i varros të hënën. I kanë marr i kanë çu me një depo. Asnjë njeri nuk ka pas mundësi atë ditë me dalë, se s’kanë guxu. Tre vetë i kanë ru kufomat atë ditë”, u shpreh Murtezaj.

closevolume_off
“E kanë gjetë nënën Salë, e ka pas një goditje nga një predhë, si duket kur ka ra granata e ka rrëzu murin dhe e ka godit, e kishte pas mbulu muri. Po flas për datën 10. E kemi çu, e kemi shti nër shtëpi të Jasharajve. Kemi fillu me i çelë varret. Atë ditë asnjë media se kanë leju me hy. Atë ditë e kemi gjetë edhe familjen e Xhafer Jasharit, vetë i 11-ti, prej të enjtes deri më datën 10 që kishin pas ndejt me njëfarë bodrumi. I kemi nxjerr, i kemi mbulu me batanije, sepse policia ka qenë me autbolinda, frikësoheshim se po na i marrin”, shtoi ai.

Murtezaj vazhdoi të tregonte në detaje ditën e varrimit të Jasharajve, teksa tha se nga Komuna e Gjakovës i erdhën 56 arkivole, por “në të vërtetë, ne i kemi çelë veç 53 varre se në bazë të shënimeve kush ka munguar janë kanë 56, por veç 53 kufoma janë kanë”.

Kush ishin njerëzit të cilët ruajtën kufomat e Jasharajve, si u mundësua varrimi i tyre, cili hoxhë ndihmoi, cilat media ndërkombëtare përcollën ngjarjen, pse nuk u bë varrimi menjëherë, cfarë iu tha banorëve komandanti serb i Policisë në Skënderaj, pse u raportua se janë varrosur kur në fakt nuk ishin varrosur ende, këto dhe shumë detaje tjera në këtë rrëfim ekskluziv mund t’i dëgjoni në videon në vijim:

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

pacolli

Pse Pacolli është irrituar me mediat shqiptare?

Naim Murseli foto me Behgjet Pacollin

“Zoti e vendos fatin e secilit”, – çfarë kishte rrëfyer Naim Murseli për sëmundjen dhe raportin me Pacollin

radojcic milan

Konfiskohet një anije me shpejtësi të madhe e Radojiçiqit, ishte fshehur në depon e Radule Stevic

kqz-kosove

Partia politike “Srpska Demokratija”, regjistrohet zyrtarisht në Kosovë

Liridona ademaj

Përse e vrau Naimi gruan e tij? Gazetari zbulon pistat e hetimit: Ka qenë person i fuqishëm

sali mustafa

Më 14 dhjetor shqiptohet aktgjykimi i Apelit për Salih Mustafën

Liridona ademaj

Vrasja e Liridonës, avokati hedh dyshime të forta: Naimi mund të jetë i përfshirë në një tjetër krim të rëndë

IMG_6974

Pse e vrau Liridonën? Babai i Naim Murselit: Pyetje 1 milion dollarëshe! Ndoshta është kërcënuar nga politika ose…

tome-gashi

Sa vite burg mund të dënohet Naim Murseli? Avokati zbulon 2 skenaret që do të përdorë 33-vjeçari për t’u mbrojtur

INFO

NA NDIQ