Në prag të festave të Nëntorit, një mjeshtër artizan në Krujë po përfundon një punim druri të flamurit tonë kombëtar, me fotot e 4 patriotëve të shquar të Pavarësisë.
68-vjeçari u shpreh në një intervistë për “ABC News” se shqiponja e gdhendur në dru do të vendoset në qendër të qytetit të Krujës në 28 nëntor, me rastin e festës së pavarësisë.
Realizimin e tij të shqiponjës prej druri Asllani tha se do ta vendosë në qendër të qytetit të Krujës enkas për 112 vjetorin e Pavarësisë.
“Simbolizon ngjyrën e flamurit, i është përshtatur ditës së pavarësisë. Është një sfond me ngjyrë të kuqe dhe shqiponjën dhe ka dy datat historike 28 nëntor 1912 dhe 28 nëntor 2024 për 112 vjetorin e pavarësisë.” -u shpreh Asllani.
“Komplet është punim dore. Kam për të vendosur edhe këto figurat emblematike. Skënderbeu, Ismail Qemali, Adem Jashari dhe Isa Boletini.”- shtoi ai.