Myrto Uzuni, edhe një herë vendimtar për Granada CF duke i dhënë me një gol në minutën e fundit të kohës së rregullt fitoren 3-2 skuadrës së tij përballë një Eldense të paparashikueshme.
Sulmuesi kuqezi zhbllokoi sfidën në minutën e 17-të nga pika e penalltisë, ndërsa bardhekuqtë e mbyllën pjesën e parë me avantazhin 2-0 (shënoi edhe Boye 45’).
Në pjesën e dytë Eldense vendosi barazpeshën, shënuan Chapela 49 dhe Ortuno Martinez 53’.
Por në fund, pikërisht në minutën e 90-të, në skenë ngjitet edhe njëherë Uzuni, i cili shënoi golin me vlerë e tri pikëve.
Tetë gola ka shënuar Uzuni në La Liga 2 këtë sezon. Një shifër e arritur në 12 ndeshje ku ka marrë minuta.