Granada dhe Almeria kanë ndalë nga fusha me një pikë, pasi rezultati përfundimtar ishte 1-1. Miqtë shënuan të parët, ku në minutën e 9’ ishte Pubill, i cili ndëshkoi skuadrën e Uzunit.
Në pjesën e dytë, për të shëptuar skuadrën e tij nga disfata, mendoi pikërisht Myrto Uzuni, pasi sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë shënoi në minutën e 75’, duke barazuar rezultatin.
Me këtë pikë të fituar, Granada renditet në vendin e parafundit me 14 pikë, duke luftuar për të mbijetuar, ndërsa Almeria ndodhet në vendin e fundit me 7 pikë.