VIDEO/ Ndërpritet ndeshja Shkupi – Shkëndija

Është ndërprerë për pak minuta ndeshja FC Shkupi VS KF Shkëndija.

Shkak për ndërprerjen e ndeshjes ishte hedhja e mjeteve piroteknike në stadium nga tifogrupi Shvercerat.

Kjo bëri që tërë stadiumi të mbulohet me tym, raporton TV21.