Profesori i Fakultetit të Sigurisë në Maqedoninë e Veriut, Zllate Dimovski në një intervistë për Radio Evropa e Lirë thotë se nëse nuk kapen hakerët që po shpërndajnë alarmet për vendosjen e bombave nëpër shkolla dhe objekte tjera publike, atëherë do të shtohen edhe më tepër këto kërcënime.
“Me të vërtetë ky është problem i madh, për fat të keq, ne ende nuk e kemi gjetur modalitetin përkatës dhe për atë edhe më shumë kemi alarme të rrejshme. Pasi që nuk kemi gjetur modalitet, intensiteti i alarmeve për bomba po rritet”, theksoi Dimovski.
Ai thotë se janë të inkurajuar nga ajo që nuk munden të gjenden dhe nuk munden të parandalohen qëllimet e tyre, kështu që alarmet e përditshme për bomba në shkolla dhe institucione vazhdojnë me intensitet të njëjtë.
Alarme për bomba kishte edhe në rajon, ndërkaq profesori Dimovski thotë se sipas të gjitha gjasave autoritetet e atjeshme kanë gjetur modalitet dhe nëpërmjet provajderëve kanë arritur që t’i pengojnë këto alarme.
“Dukshëm se do të duhet në nivel shtetëror të reagohet dhe të kërkohen përvoja e tyre, njohuria dhe shkathtësia e tyre, të cilat i kanë zbatuar në këtë kontekst, që të fitojnë të dhëna të tilla se si të veprohet dhe normalisht modaliteti i njëjtë të zbatohet edhe te ne, pasi që e kemi thuajse të njëjtën mënyrë të alarmeve për vendosje të bombave”, theksoi Dimovski.
Nga fundi i vitit të kaluar e deri më tani tashmë janë shpeshtuar alarmet për bomba në shkolla, por edhe në objekte tjera publike. MPB e Maqedonisë deri tani nuk ka gjetur autorët. (INA)