(VIDEO) Osmani-Hasani: Karta e Adriatikut i ka shërbyer përpjekjve drejt integrimit të plotë euro-atlantik

INA
INA

18/12/2023

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, së bashku me homologun e tij të Shqipërisë, Igli Hasani, sot kanë bërë pranim-dorëzimin e kryesimin të OSBE-së dhe Kartën e Adriatikut, ku nga 1 janari këtë kryesim do ta marrë Shqipëria.

Ministri Osmani deklaroi se në kontekst të vështirë gjeopolitik dhe të sigurisë, i shkaktuar nga agresioni rus ndaj Ukrainës, ka qenë e rëndësishme që t’i mobilizojnë kapacitet e kësaj plaforme, që sipas Osmanit, të krijojnë një dinamikë të re që do të kontribonte pozitivishtë në stabilitetin e rajonit.

BUJAR OSMANI, MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME TË MAQEDONISË SË VERIUT

“Ajo se çfarë ishte e rëndësishme për ne për shkak se kryesimi përkoj me 20 vjetorin e themelimit të vet platformës,ishte të nisimin një proces reflektimi se çka më tutje, për shkak se A5 arriti qëllimet e veta. Tre shtetet themeltare të iniciativës veç më janë bërë anëtare të NATO-së. Ideja e themelimit të asaj kohe ishte për t’i nxitur vendet për antarsim në NATO, përfshirë këtu edhe Malin e Zi, si anëtar shtesë” .

Që të nënshkrimit 20 vjet më parë në Tiranë, Karta e Adriatikut i ka shërbyer përpjekjve tona drejt integrimit të plotë euro-atlantik dhe forcimit më të tutjeshëm të bashkëpunumit rajonal në fushën e sigurisë. Kështu deklaroi ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani.

IGLI HASANI, MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME TË SHQIPËRISË

“Kemi mbështetur konceptin e Maqedonisë së Veriut për rigjallërimin e A5 dhe synojmë ta qojmë edhe më tej gjatë kryesimit tonë, vitin e ardhshëm. Gjithashtu do të përpiqemi ta përshtasim Kartën, për t’na shërbyer më së miri në forcimin e përgjegjësive të përbashkëta ndaj kërcënimeve dhe sfidave aktuale të sigurisë”.

Ndërkaq, duke folur për sigurinë, të dy minsitrat një zëri kanë dënuar sulmin teroristë në Banjskë të Kosovës, nga disa struktura paralimitare sërbe. Ata kërkojnë që sa më shpejtë të indetifikohen kryerësit e këtij sulmi dhe të dalin para drejtësisë. Ata gjithashtu theksuan se i japin mbështetje të plotë Kosovës për antarsim filimishtë në Kartën e Adriatikut dhe pastaj edhe për në NATO.(SHENJA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

sela-taravari

Taravari sfidon Selën: Dilni vetë, unë jam i gatshëm t’i nënshkruaj ato lista që do më sillni dhe do t’i vulosi që të merrni pjesë në zgjedhje!

abazoviq dritan

Abazoviq: Tash shqiptarët në Mal të Zi nuk e ngrisin më flamurin edhe pse kanë të drejtë

Afrim Gashi

Gashi tregon arsyet se pse u bashkua opozita shqiptare

IMG_9532

Sela nga Saraji: Nuk e përkrahim Arben Taravarin për president

Elmi Aziri

Aziri: ASH del e vetme në zgjedhje, kjo çështje do të diskutohet dhe në organet partiake!

Talat Xhaferi

Xhaferi: Maqedonia e Veriut ndërton vlera evropiane të bashkëjetesës, multikulturalizmit dhe multietnicitetit

Arjanit Hoxha ziadin sela zejdi

Si do të shkojë ASH-ja e Selës në zgjedhje? Zejdi është për bllok të gjerë politik, Hoxha i sigurt për koalicion fitues

arber ademi

Ademi: Brenda javës i unifikojmë pagat e profesorëve

Abdush demiri

KSHZ kompleton përbërjen e saj, Abdush Demiri bëhet anëtari i shtatë i saj

INFO

NA NDIQ