Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla nisi votimin e disa projektligjeve dhe marrëveshjeve mes kaosit të seancës.
Deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj kërkoi rrëzimin e disa projektligjeve të propozuara nga opozita. Me 75 vota kundër, të gjitha propozimet e opozitës u rrëzuan.
“Nismat tuaja janë thjesht për t’i shërbyer politikës një njeriu të vetëm. Sali Berishës. Të rrëzohen kryetare”, tha Felaj.
/Albeu.com
Në një prononcim për gazetarët, Sali Berisha tha se kur shkelet Kushtetuta, nuk ka parlament dhe se që një parlament të funksionojë, duhet të zbatohen rregullat kushtetuese.
Berisha: Kur shkelet Kushtetuta, nuk ka parlament. Që një parlament të funksionojë, duhet të zbatohen rregullat kushtetuese. Ashtu mund të funksionojë kryesia e PS, ashtu mund të funksionojë mafia e shpellave, e bodrumeve, por parlamenti funksionon mbi bazën e pluralitetit, mbi bazën e respektit të të drejtave themelore kushtetuese. Kushtetuta ka sanksionuar të drejta për deputetët. Ato të drejta nuk i ka sanksionuar për personin, por për popullin opozitar, që përfaqësohen nga opozita.