VIDEO/Përleshja në Bit Pazar të Shkupit nuk ka ndodhur për shkak të pritjes për bukë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

8 Prill, 2023

Përleshja me armë zjarri mbrëmë para iftarit nuk ka qenë për shkak të radhës së madhe për bukë. Kështu thonë të punësuarit e furrës për Klan M.

Edhe pse shumica e mediave raportuan se përleshja është bërë për shkak të mosrespektimit të pritjes së radhës. E këtë e përgënjeshtrojnë të punësuarit e furrës.

“Jo nuk ka ndodhur këtu, por ma poshtë”, thotë punonjësi i furrës.

Takuam edhe qytetarë të cilët me vite blejnë këtu bukë. Ata thonë që Ramazani është muaj i shenjtë dhe përleshjet nuk kanë vend.

Se ka pasur përleshje me armë zjarri ka konfirmuar edhe MPB duke mos potencuar shkaqet e përleshjes.

“Në afërsi të poliklinikës në Bit Pazar të Shkupit ka ndodhur një konfrontim fizik. Në spitalin Shën Naumi i Ohrit janë dërguar për ndihmë mjekësore A. B. 20 vjeçar me lëndime në dorën e djathtë nga arma, si dhe A.B 23 vjeçar me lëndime nga sende të forta dhe një i mitur 17 vjeçar me lëndime nga sulmi fizik”, thonë nga MPB, duke shtuar se po hetohet rasti. /KlanMaqedoni

 

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

svecla pamjet rrahja

Sveçla publikon pamje kur dy shqiptarë u sulmuan nga serbët në veri

blinken

Situata në veri, Blinkeni tregon nëse do të ketë rritje të trupave në Bondsteel

albin-kurti-vjosa-osmani

Mediumi serb: Kush janë partnerët perëndimor që po i japin përkrahje Kurtit?

vucic vjosa osmani

Vjosa Osmani e refuzoi, Vuçiç: Delegacioni i Kosovës nuk pranoi të takohemi

kurti-hovenier

Hovenier takohet me Kurtin: Po mendojmë si ta inkurajojmë Kosovën ta bëjë atë që duhet

kurti

​Kurti s’lëshon pe, nuk pranon që kryetarët t’i ushtrojnë detyrat në zyra paralele

arben-taravari-ali-ahmeti

Heqja e 20%, ASH dhe BDI në vija të kundërta

arben taravari ash

A ka pakënaqësi në ASH dhe “Grup të Zjarrit”, flet Taravari (VIDEO)

vosja osmani

Nis takimi Osmani-Scholz-Macron në Moldavi (FOTO)

INFO

NA NDIQ