(VIDEO) Ky është plani në letër i djalit vrasës në Serbi: Planifikonte të vriste 15 shokë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

03/05/2023

(VIDEO) Ky është plani në letër i djalit vrasës në Serbi: Planifikonte të vriste 15 shokë

Djali vrasës, 13-vjeçari Kosta Kecmanoviç për gati një muaj kishte planifikuar vrasjen masive në shkollën ku mësonte.

Kështu që ai mëngjesin e sotëm rreth orës 8:40 me armë zjarri vrau 8 nxënës dhe një roje në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Beograd dhe plagosi 6 nxënës të tjerë dhe një mësues të historisë. Armët ishin dy pistoleta që i takonin babait të tij.

Atij iu gjetën dy dokumente të shkruara me dorë, në të cilat ai shënonte se kë dhe si planifikonte të vriste në shkollë.
Nga dokumenti i parë i prezantuar sot në një konferencë për media nga Veselin Miliq, shef i administratës policore për qytetin e Beogradit, shihet se Keçmanoviq kishte një listë me emrat e 16 nxënësve të cilët donte t’i vriste sot. Në listë janë tetë djem dhe shtatë vajza dhe një emër është i gërmuar dhe i palexueshëm.
Mbi emrat e tyre shkruhet shënimi “GL. M”, që mund të nënkuptojë “objektivat kryesore”.
Ai vrau sipas listës
Duke krahasuar inicialet e viktimave dhe emrat nga dokumenti, mund të konstatohet se janë vrarë S.N.(2009), B.A.(2011), A.B.(2011), A.D.(2009), M.A. (2009) dhe A.Sh. (2009), ndërsa emrat e të vrarëve K.M (2010) dhe E.K (2009) nuk figurojnë në listë.

Nga krahasimi i mëtejshëm rezulton se në spitalin e fëmijëve në Tirsovë ka fëmijë të plagosur me iniciale A.B.(2009), H.K. (2009) C. M. dhe A.A. (2009) dhe në listën e djalit vrasës përfshihen nxënësit me ato iniciale.
Mes të vrarëve janë shtatë vajza dhe një djalë.

Krahas bërjes së listës me emrat e viktimave të dëshiruara, nxënësi vrasës Kosta Keçmanoviq ka vizatuar në letër edhe planin e klasave të shkollës.

Krahas asaj liste, ai bëri një plan të katit përdhe të shkollës dhe klasave në të, ku sipas dokumentit, nxënësit e klasave 7/2 (në dhomën më afër hyrjes), 6/4 ( tjetra) dhe 5/2 (e fundit).
Në plan mund të shihen numra rendorë, të cilët supozohet se kanë nënkuptuar disa aktivitete për Keçmanoviqin.
Planin e hyrjes dhe daljes nga shkolla e përpunoi vetë dhe skica duket si diçka nga një video lojë ose film horror. (INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

shqiptar-mal i zi

Shqiptari i vrarë sot në Mali të Zi, kishte kërkuar statusin e dëshmitarit, ka ofruar informacione për disa vrasje

scholz-shulc-olaf

Gjermania nuk do të dërgojë trupa tokësore në Ukrainë

Nikola-Sanduloviq

Sanduloviq, Lajçakut: Ke heshtur për tentimvrasjen ndaj meje nga Vuçiqi yt i dashur

kandidatet per president

Osmani i mblodhi nënshkrimet për president, edhe pak ju duhen Taravarit, Dimitrievskit dhe Vankovskës

daniel server

Serwer për Vuçiq-in: Dëshiron të mbajë hapur opsionin ushtarak në Kosovë

kosov kroaci

A e rekomandoi ambasada e Kosovës një kosovar të pranojë dokumentet e Serbisë? MPJ deklarohet për rastin

kamberi vucic

Vuçiç fton shqiptarët në qeverinë e re, cila ishte përgjigja ndaj tij?

Prokuroria

Po kontrollohet një lidhje e mundshme e vrasjes në Bllacë me shpërthimin e një zjarri në Çair

aeroport italiane franceze

Shtrenjtohen biletat e fluturimeve, ja sa do të shkojnë?

INFO

NA NDIQ