Gazetarja Sonila Meço ka qenë dje e ftuar në Big Brother Fan Club, ku foli edhe për fituesin e BBV2, Luiz Ejlli.
Ajo tha se, disa prej personazheve në Big Brother VIP 3, po mundohen të kopjojnë Luizin dhe Kiarën, por harrojnë se publiku nuk i ka qejf kopjet,
“Kurthi tjetër është i historisë së Luizit me Kiarën, i cili është jashtëzakonisht i frikshëm për një arsye. Luizi është personazh shumë interesant dhe ne e dimë, (të paktën i lojës nuk po e gjykoj fare Luizin si karakter në realitet), por brenda lojës një personazh, ndoshta në më interesantët e Big Brother-ve në të gjithë botën, mendoj. Problemi është që Luizi e ndërtoi të gjithë këtë kurbë, duke patur Kiarën e tij, mund të ishte kushdo, mund të ishte Efi etj. E pati një histori romantike e cila ka dhe kulmimin e saj. Ata sot janë të martuar, Kiara është shtatzënë, pret të ketë një fëmijë. Edhe ato kundërshti që ishin ndaj Kiarës me këtë romancë u zbutën. Ata që kanë si strategji romancën janë brënda këtij kurthi, gjë nga e cila duhet të dalin. Sepse e para publiku nuk i ka qejf kopjet”, tha Sonila Meço.
E pas kësaj ka ardhur edhe reagimi i Luiz Ejllit, i cili e ka mbështetur deklaratën e gazetares.
Video: