Më vështirë se sa mendohej, skuadra e Barcelonës arriti që të në transfertë të mund skuadrën e Betisit me 2-1. Pjesa e pare ishte pa grintë dhe pa emocion. Të dyja ekipet u hodhën në sulm, por më kot rrjetat mbetën të paprekura duke e mbyllur kështu fraksionin e parë të lojës, me rezultatin e bardhë 0 me 0.
Ndryshe nga e para, pjesa e dytë nisi më me vrull për “blaugranat”, të cilët arritën të gjenin dhe golin e tyre të parë, në minutën e 65’-të, ku pas një pasimi në zonë nga Balde, Rafinja nuk gabon dhe dërgon topin në rrjetë. Për të siguruar 3 pikëshin mendoi Levandovski, në minutën e 80’-të, duke shënuar kështu pas një mungese të gjatë.
Ndërkaq, golin e vetëm për Betis e shënoi po ashtu Barcelona, ku në minutën e 85’-të, Zhull Kounde “çoroditet” dhe dërgon padashur topin në rrjetën e tij.
Me këtë fitore Barça arrin në kuotën e 50 pikëve, 8 më shumë se Real Madrid i vendit të dytë, me këta të fundit që do të përballen sonte me Valencian në “Santiago Bernabeu”.