Ylber Ramadani ishte heroi i Lecces, në triumfin ndaj Torinos, që u mbyll me rezultatin 1-0. Mesfushori shqiptar shënoi golin e fitores në javën e parafundit, me një predhë nga distanca, teksa nuk i mbajti dot lotët pas golit. Në momentin e festimit të golit, Ramadani u kap nga kamera, duke shpërthyer në lot.
WHAT A BANGER FROM YLBER RAMADANI TO HELP LECCE GET OUT OF RELEGATION ZONE!!
WOWWWWW!!! 😮💨pic.twitter.com/FwzBmPzpad
— Illyrian Footy 🇦🇱 (@IllyrianFooty) May 18, 2025
Një moment tepër special ky për mesfushorin shqiptar, i cili këtë sezon, e kishte humbur besimin e trajnerit Marco Giampaolo. Ky ishte goli i parë i Ramadanit për këtë edicion, i cili u shpall ‘Lojtar i ndeshjes’, në përfundim të takimit. Lecce mbetet ende në garë për mbijetesë ndërsa e ka edhe një ndeshje në fund, ku udhëton drejt Romës për t’u ndeshur me Lazios.