Sevilja kthehet te triumfi në kampionat, pas pesë javëve dhe atë e bën në transfertën e Rajo Valejkanos. Sfida e javës së 23-të të La Liga u dominua në pjesën më të madhe nga vendasit, por në fund u mbyll me fitoren 1-2 të miqve.
Takimi u zhbllokua në minutën e 19’ nga En Nesiri, i cili kaloi Sevilja-n në avantazh. Megjithatë në minutën e 29’, i asistuar nga Espino, Palazon barazoi për Rajo Valejkanon. Goli i fundit i kësaj përballjeje u realizua po nga En Nesiri, i cili i dha avantazhin dhe fitoren skuadrës së tij me golin e shënuar në minutën e 45’. Pas kësaj përballjeje, Rajo Valejkano renditet në vend të 13-të me 24 pikë, teksa Sevilja renditet në vend të 15-të me 20 pikë.
Ndërkohë mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, Ivan Balliu e nisi sfidën në rolin e titullarit dhe luajti deri në minutën e 86’.
https://bnhhc32haxa4.hoolights.com/content/play2.png