VIDEO/Shqiptari nga Shkupi merr detyrë të lartë në Ushtrinë e re të Sirisë

Picture of Ina Online
Ina Online

08/01/2025

Abdul S. Jashari nga Shkupi, i njohur edhe si Abu Katada al-Albani, është emëruar kolonel në ushtrinë siriane.

Sipas Radio Evropa e Lirë, Abdul Jashari ka lindur në Shkup më 25 shtator 1976, tregojnë njerëzit e tij të afërt.

Sipas informacioneve që mund të gjenden në internet, pushteti i ri sirian, i udhëhequr nga lideri Ahmad al-Shara (Abu Mohammad al-Julani) ka përfshirë shtetas mercenarë të huaj në Ministrinë e Mbrojtjes.

Analisti politik sirian Maram Sousli raporton se nga 6 gjeneralë brigade të sapoemëruar, 3 janë “luftëtarë të huaj të Hayat Tahrir al-Sham (HTSH) që nuk janë nga Siria”.

Jashari, 48 vjeç, udhëhoqi Dzemati Alban, grupi që u bashkua me Hayat Tahrir al-Sham (HTSH). HTSH është grupi islamik, i cilësuar si organizatë terroriste nga SHBA dhe BE, që rrëzoi presidentin sirian Bashar al-Assad në dhjetor të vitit 2024, raporton Radio Evropa e Lirë.

Jashari po ashtu u përfshi në Listën e Zezë Amerikane si terrorist, të publikuar nga Departamenti Amerikan i Thesarit në vitin 2016.

Në dhjetor të vitit të kaluar, rebelët përmbysën regjimin e presidentit Bashar al-Assad, i cili u arratis në Rusi, ku për më shumë se një dekadë në këtë vend ka pasur luftë civile.(INA)

TË FUNDIT

Ditë e gjatë gjykimi për Ramiz Merkon

VLEN: BDI-ja dhe patericat e saja po përdorin ngjarjet e dhimbshme si ajo e 27 prillit për të fituar pikë politike

Javën e ardhshme do të ketë takim midis Qeverisë së RMV-së dhe sindikalistëve

Luizi dhe Kiara po përfundojnë pushimet me këto fjalë

Deputeti Shaqiri në takim me babain e Albin Kurtit dhe veprimtarin Avni Dehari

Mickoski: Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë është në interesin tonë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË